Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PAMPÓSHTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk mund të mposhtet nga asnjë forcë; i pathyeshëm; kund. i mposhtshëm. Popull i pamposhtshëm.
2. Që ka forcë shumë të madhe sa nuk mund të shtypet, të ndalet a të përmbahet. Ndjenjë (dëshirë) e pamposhtshme. Dhembje e pamposhtshme.
✱Sin.: i pamposhtur, i pathyeshëm, i pathyer, i panënshtrueshëm, i pangadhënjyeshëm, i pandalshëm, i pamundshëm, i papërballueshëm, i papërmbajtshëm, armëpathyer, i patundur, i vendosur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë