Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARKTÍK,~E mb., gjeogr. Që ka të bëjë me zonën rreth Polit të Veriut, që lidhet me Arktikun. Rrethi Polar Arktik. Oqeani Arktik. Zona arktike. Banorët arktikë. Meteorologjia arktike. Stuhia arktike. Arkivat arktike. Argjentia arktike dukuria e krijimit të shtresave të mjegullta ngjyrë kafeje mbi horizont, që ndodh zakonisht në pranverë në lartësi të larta, përbërë prej grimcave të prodhuara nga vullkanet, stuhitë, pluhuri, ndotjet që vijnë nga ajri nga kontinentet e tjera e që mbishtresohen në zonat arktike.
BREZ,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Rrip i gjerë e i gjatë prej leshi, prej pambuku etj., që përdoret në disa krahina për ta ngjeshur në mes, duke e mbështjellë disa herë rreth e rreth; rrip i gjerë prej lëkure, prej metali etj., që ngjishet në mes e shërben për të mbajtur fishekë a armë, për stoli etj. Brez pambuku (mëndafshi, meshini). Brez i argjendtë. Brez burrash (grash). Brezi i martesës (etnogr.). Brezi i fishekëve (i armëve). Armët e brezit armë të vogla (si koburja, thika etj.), që mbahen në brez. Ngjesh (shtrëngoj) brezin. Zgjidh brezin. Mikja me shami pas brezi, / Zemrën flakë seç ma ndezi. (folk.). Kush vete me lugë në brez, me zahmet rri në trapezë. (fj. u.). Revolja i ka lezet brezit të trimit. (fj. u.). Mos e lësho brezin zvarrë. (fj. u.).
2. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta në fushën e sportit etj. Brez i bardhë (sport.) brez i sportistit të shkallës më të ulët në xhudo a në karate. Brez i kuq (sport.) brez i mjeshtrit të madh i arteve marciale. Brez sigurimi rrip që ngjeshin punëtorët në mes dhe që e lidhin te një mbajtëse e sigurt kur bëjnë punime në vende të larta; rrip që lidhin udhëtarët në automjete, aeroplanë etj. për të shmangur dëmtime fizike në rast rreziku. Brezi i shpëtimit rrip i gjerë prej gome që fryhet e ngjishet në mes dhe që shërben për të shpëtuar njeriun nga mbytja në ujë. Brez i zi (sport.) brez i sportistit të shkallës më të lartë në xhudo a në karate.
3. Rrip i gjatë e i gjerë, zakonisht i leshtë, me të cilin lidhim fëmijën në djep; ndrizë, dizgje. E lidhi (fëmijën) me brez.
4. Mes2,3. Deri në brez. Brezi i duhanit gjethet e duhanit që mblidhen gjatë një vjeljeje, fletët e një dore. Lidh brezin me shami. Ngjesh në brez. Një brez njeriu i lartë.
5. Pjesë e diçkaje (e një sipërfaqeje etj.) që ka trajtë të zgjatur e të kufizuar dhe që dallohet nga e tëra; hapësirë në trajtë rripi. Brez pyjor (kodrinor). Brez kufitar. Brez mbrojtës. Brez i bleruar. Brez i kuq (i zi, i bardhë). Brez toke. Brez resh. Brez drite shirit drite në mjedis të errët. Një brez me bojë. Brezi i uljes (i ngritjes) rrip me gjatësi të caktuar brenda aeroportit ose brenda fushës së aviacionit për uljen a për ngritjen e avionëve. Brezi i sulmit (brezi i kalitjes) (usht.) vend i pajisur me gardhe, me gropa, me tarabë, me llogore etj., ku zhvillohet stërvitja ushtarake e nxënësve në shkolla, e ushtarëve në reparte etj. Ujitje me brez. Dele me brez. Kishte rënë një brez borë.
6. Dru i gjatë a shtresë betoni që vihet përgjatë murit me qerpiç, me gurë ose me tulla, për ta lidhur ose për ta forcuar. Brezi i poshtëm (i sipërm). Brez muri. Brez hekuri (betoni). Breza kundër tërmetit. Drurë për breza. Mur me breza.
7. gjeogr. Pjesë e sipërfaqes së Tokës ndërmjet dy paralelesh ose dy meridianësh; zonë e Tokës që kufizohet nga paralele të caktuara dhe që dallohet prej zonave të tjera nga ndryshime të klimës, të bimësisë etj. Brez gjeografik. Brezi i ftohtë (i ngrohtë, i nxehtë, mesatar). Brezi arktik. Brezi tropikal. Brezi i borës.
8. Tërësia e të lindurve të një gjaku kundrejt të parëve të përbashkët; tërësia e njerëzve, që kanë pak a shumë një moshë, përkundrejt paraardhësve e pasardhësve të tyre; njerëzit e një moshe a me moshë të afërt, që jetojnë në të njëjtën kohë ose që lidhen nga veprimtaria e përbashkët, që kanë qëllime të përbashkëta etj.; brezni. Brezi i parë (i dytë, i tretë). Brezi i ri (i vjetër). Breza të gjakut (etnogr.) pasardhës nga ana e babait. Breza të gjinive (etnogr.) pasardhës nga ana e nënës. Brezat e kaluar (e ardhshëm). Breza luftëtarësh. Brezat e pasluftës. Gjatë disa brezave. Beja e rreme të ndjek gjer më shtatë breza. (fj. u.).
✱Sin.: rrip, brezar, shokë, qemer, ndrizë, dizgje, baç, çimboskë, retër, bel, ndërmjet, përmjet, rrip, rriponjë, shirit, rripëtirë, vilar, vilazë, shokë, tërthorëse, boshtivan, brezare, zonë, krahinë, vend, rajon, trevë, brezni, bark, moshë, thark, leni, pot, korë.
♦ U bë brez (dikush) u dobësua shumë, u tha fare, u tret; u bë kockë e lëkurë (dikush); u bë cironkë (dikush); u bë çengel (dikush); u bë kërrabë (dikush). M’u bë *pallaskë pas brezit (dikush). Brez pas brezi që në kohë të lashta e pa ndërprerje; nga njëri brez në tjetrin; nga brezi në brez; atë pas ati; babë pas babe; bark pas barku; djalë pas djali; bir pas biri; djep pas djepi; gjysh pas gjyshi; gjysh stërgjyshi; rrënjë pas rrënje. Nga brezi në brez vazhdimisht, pa ndërprerje, në rrjedhë të pandërprerë (për trashëgimi kulturore etj.); brez pas brezi. Brezi i qiellit astr. ylberi; shoka e kumbarës krahin. Brezi i zonjës astr. ylberi; brezi i qiellit astr.; shoka e kumbarës krahin. Hedh një brez (një shtresë) ha pak, sa thyej urinë; zë fundin e barkut. E heq brezin *zvarrë (dikush) keq. E ka barkun pa brez (dikush) ha shumë, s’ka kufi në të ngrënë, s’ngopet kurrë; s’i mbushet barku (dikujt). I ka *të shtatat në brez. Lëshon brezin (i pari) (dikush). 1. Jep shkak për grindje, hap sherr; është gati të ndeshet me dikë; kërkon gjemb për këmbë; kërkon këmbë për gjemb. 2. Bën lëshime; tërhiqet; i bën (i lëshon, i hap) rrugë (dikujt). Me *lugë në brez keq. Me *peshqir në brez keq. Rri me *duar në brez (në ijë, në mes, në gji, në xhepa) (dikush). Ia shkel brezin (dikujt) i përgjigjet ngacmimit për sherr, hyn në grindje me dikë që do të zihet; e kërkon edhe vetë shkakun për t’u grindur. Me *shpatë në brez keq. Shpëtoi me *kulaç pas brezi (dikush). Shtrëngoj brezin mblidhem e detyrohem të jetoj me më pak mjete e më keq, shpenzoj më pak para dhe rroj në kushte më të vështira; përpiqem të duroj e të përballoj skamjen duke kursyer shumë; shtrëngoj rripin; e mbledh (e rrudh) dorën; e shtrëngoj dorën. Vë (vesh, ngjesh) dy breza (dikush) bëhet burrë, burrërohet, piqet e hyn në rrethin e burrave. E zbraz *koburen që në brez (dikush) tall.
►FRESKÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. (lat. Thumallus thumallus) Peshk i përrenjve me ujë të ftohtë, i ngjashëm me troftën, me luspa ngjyrë argjendi dhe pendë të gjatë në kurriz; losë. Kap freskore. Freskor arktik (lat. Thymallus arcticus) peshk i lumenjve dhe liqeneve të Arktikut, me trup të zgjatur e të shtypur anash, i ngjashëm me troftën.
OQEÁN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Hapësirë e madhe me ujë të kripur, që shtrihet ndërmjet kontinentesh. Thellësia e oqeanit. Përtej oqeanit. Fundi i oqeanit. Në brigjet e oqeanit. Në dete dhe oqeane. Kaluan oqeanin. Dallgët e mëdha të oqeanit.
2. gjeog. Pjesë e parë e disa emërtimeve të pathjeshta që lidhet me hidrosferën. Oqeani Atlantik oqean midis Evropës e Afrikës në lindje dhe Amerikës në perëndim. Oqeani Arktik i njohur edhe si Oqeani i Ngrirë i Veriut, shtrihet rreth Polit të Veriut, në skajin më verior të Tokës. Oqeani i Ngrirë i Jugut oqean rreth Polit të Jugut, i mbuluar me akuj gjatë pjesës më të madhe të vitit, i kufizuar nga Oqeani Paqësor dhe Oqeani Atlantik. Oqeani Indian oqean në jug të Indisë, që shtrihet nga brigjet lindore të Afrikës deri në Australi. Oqeani Paqësor oqeani më i madh i botës, i kufizuar nga Amerika në lindje dhe nga Azia dhe Australia në perëndim.
3. fig. Sasi shumë e madhe, diçka e pamasë dhe e pafund. Oqean njerëzish. Oqean fjalësh. Oqean lotësh. Në oqeanin e punëve.
♦ Një *pikë ujë në oqean (në det).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë