Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARKIVÍM,~I m. sh. ~E, ~ET zyrt. Procesi i ruajtjes dhe i menaxhimit të dokumenteve, të materialeve, të dorëshkrimeve dhe të informacioneve në mënyrë të organizuar, sistemore dhe të sigurt për përdorim të mëvonshëm. Arkivimi i dokumenteve. Sistemi i arkivimit. Për qëllime arkivimi. Arkivimi i të dhënave historike. Përdorim i serverëve për arkivimin e dokumenteve digjitale.
REZÉRVË mb. Që ndahet mënjanë për ta përdorur për raste të caktuara, e sidomos për ta zëvendësuar me një tjetër kur të jetë e nevojshme. Materiale rezervë. Gomë automjeti rezervë. Trupa rezervë. Lojtar (futbollist) rezervë. Fond rezervë. Stilolaps rezervë. Kopje rezervë (inf.) dublikatë e një programi, e një disku ose e të dhënave për qëllime arkivimi ose për ruajtjen e skedave.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë