Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARAPAÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Arapaima gigas) Peshk gjigant i ujërave të ëmbla tropikale të Amerikës së Jugut, që rritet deri 2.5 m gjatësi dhe mbi 100 kg peshë, që konsiderohet fosil i gjallë për shkak të veçorive arkaike morfologjike dhe anatomike, ka kokë konike, trup të gjerë e të zgjatur në formë siluri të mbuluar me luspa dhe ngjyrë të kuqe dhe me aftësi të shkëlqyera për mbijetesë.
ARKAÍK,~E mb. Që i përket një kohe të lashtë, që është shumë i vjetër, i lashtë; që ka dalë nga përdorimi; kund. i ri. Periudha arkaike. Gjuhë arkaike. Fjalë (shprehje) arkaike. Kohë (periudhë) arkaike. Frymë arkaike. Stil arkaik. Zakone arkaike. Mendësi arkaike. Objekte arkaike. Figurë arkaike.
✱Sin.: i lashtë, i vjetër, i vjetruar, i vjetërsuar, i moçëm, i moçmuar, i motshëm, i moshuar, i plakur.
►ARKAIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Bëhet arkaike ose e vjetruar me kalimin e kohës në stil, në formë, në përdorim, në gjuhë, në arte, në kulturë. Arkaizohet gjuha. Arkaizohet stili. Arkaizohet arkitektura me elemente antike.
2. pës. e ARKAIZÓJ.
✱Sin.: vjetrohet, vjetërsohet, lashtësohet, moçmohet, moshohet, plaket.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë