Fjalori

Rezultate në përkufizime për “arkëz”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ARKICË

ARKÍC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Arkë e vogël.
Sin.: arkëz, arkilë, kutizë.

ARKILË

ARKÍL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Arkë e vogël, arkëz, kutizë.

ARKË

ÁRKË,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Kuti e madhe katërkëndëshe, e bërë zakonisht me dërrasa, që shërben për të ruajtur e për të mbartur sende e mallra. Arkë druri (dërrase, hekuri). Arkat e bukëve. Arka birre (qumështi). Arka municioni. Arka e ndihmësshpejtë. Arka e ushtarit (usht.). Kapaku i arkës. Çelësi i arkës. Hap (mbyll) arkën. Shtie (fut) në arka. Ruaj arkën. Zbukurimet e arkës.
2. etnogr. Orendi katërkëndëshe prej dërrase, me kapak dhe me dry, zakonisht e zbukuruar, që shërbente për të mbajtur rroba dhe pajën e nuses. Arka e nuses arkë druri e zbukuruar me vizatime lulesh shumëngjyrëshe, që shërbente për pajën ose për rrobat e nuses. Arka e pajës (e rrobave). Rrobat e arkës. Mbanfundarkës. (fj. u.). Arka e peshkut (zool.) guaskë peshku; lupare, vesh peshku.
3. Kasafortë. Fut (vë) paratëarkë. Mbyll arkën. Arkë parash.
4. ek. Zyrë a vend i posaçëm, ku bëhen pagesat dhe veprimetjera me të holla. Arka e bankës. Arka e ndërmarrjes. Nëpunësja e arkës. Paguanarkë. Derdh paratëarkë.
5. fin. Fondet në të holla që ka si gjendje një shtet, një ndërmarrje, kompani, biznes, institucion etj. Arka e shtetit. Libri i arkës. Gjendje arke. Mbush (zbraz) arkën e shtetit. Mbaj arkën. Mbyll arkën llogarit hyrjet e daljet në të holla për të parë gjendjen e fondeve.
6. bised. Arkivol. Arka e të vdekurit. Të vënçaarkë! mallk. vdeksh!
7. vjet., fin. Ent ku depozitoheshinhollat e kursyera nga punonjësit, të cilat këta mund t’i tërhiqnin kur të donin. Arka e kursimit. Derdhhollaarkën e kursimit.
Arkë pa dry (pa çelës) mëshirëfatit, pa u mbrojtur, pa e ruajtur kush. Arkë e drylidhur si mishi me thoin njëri me tjetrin, të pandarë njëri nga tjetri. Arkë me dry (me shtatë dryna) shih arkë e mbyllur. Arkë e mbyllur ai që e mbanfshehtën e nuk ua thotëtjerëve; ai që nuk i hapet askujt; varr i mbuluar; qeli pa dritare (e mbyllur). Arka (barka) e Noes libr. mjet a vend shpëtimi nga një rrezik i madh. *Fundi i arkës. Janë arkë e dry shih janë mish e thua. I kallëzoj *fundin e arkës (dikujt). E ka gojën arkë (dikush) shih e mban gojën mbyllur (dikush) nuk nxjerr fjalë nga goja, i ruan mirëfshehtat. E ka gojën si arka e plakës (dikush) e mbanfshehtë një sekret, nuk ia tregon askujt, është i besës; e fut fjalënfunddheut; e hedh fjalën në pus; kund. e nxjerrpazar të gomarëve (diçka) tall. I nxjerr *fundin e arkës (dikujt). Është *sapunarkë (dikush). vënçaarkë! mallk. vdeksh!
Sin.: kuti, sënduk, sandëk, sanak, arkëz, baule, kanavete, kashun, kanistër, sepete, valixhe, kasafortë, kasë, arkivol, arkëmort.

ARKËL

ÁRK/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT Arkëz; arkë e vogël. Arkël druri (kartoni, metali, argjendi, plastike etj.). Arkël bizhuterie. Arkël kozmetike. Arkël penjsh e gjilpërash.
Sin.: arkëz, kuti, kutizë, korube.

ARKËZ

ÁRKËZ,~A f. sh. ~A, ~AT Arkë e vogël, që përdoret për të mbajtur sendeçmuara ose gjëravogla. Arkëza e stolive. Arkëz hiri. Ruaj (mbyll) në arkëz.

SANAK

SANÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Valixhe, arkëz e vogël zakonisht prej dërrase. Sanaku i vjetër. I mblodhigjitha rrobatsanak. E hapi sanakun e tij.
Sin.: valixhe, arkëz, sënduk.

VALIXHE

VALÍXH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Arkëz prej dërrase, lëkure, kartoni etj., me kapak e me një dorezë, me të cilën mbartim rroba a sendetjera vetjake kur udhëtojmë. Çelës valixheje. Mbush valixhen. Hap (mbyll) valixhen. Marr (lë) valixhen. E vuri (e futi) në valixhe. Valixhe diplomatike valixhe e postës zyrtaredërgohetambasadë ose nga ambasada, e cila nuk i nënshtrohet kontrollit doganor.
Sin.: baule, kanavetë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.