Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARKËT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. fin. Vendos të holla në një arkë të sigurt personale, në një arkë banke, në arkën e një ndërmarrjeje etj.; marr të holla e i derdh në arkë, fut të holla në fondin e arkës; depozitoj. Arkëtoj të hollat. Ai arkëton të ardhurat e tij mujore në bankë. Kishte arkëtuar ar.
2. Vendos diçka (dokumente të vlefshme, sende të çmueshme, bizhuteri ari etj.) në një arkë (kasë, llogari) ose në një vend të sigurt për ta ruajtur. Arkëtoj dokumentet pronësore në arkë hekuri. Bizhuteritë i arkëtova në kasafortë.
3. fig. Arkëtoj diçka me qëllim përfitimi material. Klubi i futbollit arriti të arkëtojë 3 pikë të rëndësishme.
MANDATARKËTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET fin. Dokument zyrtar që i dërgohet arkës për të arkëtuar një shumë të hollash. Lëshoi (preu) mandatarkëtimin. Çdo hyrje në arkë vërtetohet me mandatarkëtim.
TRANSAKSIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. drejt. Marrëveshje në bazë të së cilës, secili heq dorë nga një pjesë e pretendimeve, marrëveshje, ujdi, kompromis.
2. ek. Veprim a operacion që kryhet për të realizuar një shkëmbim shërbimesh a detyrimesh në fushën bankare. Transaksion bankar. Transaksion në treg të hapur. Transaksion ekonomik. Transaksion pas burse. Transaksion nëpërmjet bankave.
3. ek. Shkëmbim tregtar midis dy a më shumë palëve; kontratë midis një shitësi e një blerësi; blerje–shitje; shitje–blerje. Transaksion në lekë (në valutë, në euro, në dollarë). Llogari transaksioni llogari bankare që hap një subjekt biznesi, të cilën e përdor për të arkëtuar të holla (nga shitjet, financimet) ose për të kryer pagesa të ndryshme.
✱Sin.: marrëveshje, ujdi, kompromis, shkëmbim, kontratë, shitje–blerje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë