Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARGJENTÍNAS,~E mb. Që lidhet me Argjentinën ose me argjentinasit, që është karakteristik për Argjentinën ose për argjentinasit, i Argjentinës ose i argjentinasve; që është krijuar nga argjentinasit. Populli argjentinas. Gjuha argjentinase. Flamuri argjentinas. Ekonomia argjentinase. Bregdeti argjentinas. Skuadra argjentinase. Futbollistët argjentinas.
ARGJENTÍNAS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Banore vendëse e Argjentinës ose ajo që e ka prejardhjen nga Argjentina; qytetare e Argjentinës. Argjentinase e famshme. Argjentinase që flet disa gjuhë.
TÁNGO,~JA f. sh. ~, ~T 1. Pjesë muzikore e lehtë, me ritëm të ngadalshëm.
2. Vallëzim gjatë të cilit çiftet bëjnë një hap në njërën anë dhe dy nga ana tjetër. Tango e lehtë. Vallëzoj (kërcej) një tango. Tango argjentinase vallëzim salloni, sipas të cilit çifti bën shumë lëvizje të ngadalta duke ndërfutur këmbët te njëri-tjetri. Duhen dy vetë për të kërcyer tango thuhet kur veprimet duhet të kryhet nga dy vetë dhe jo në mënyrë të njëanshme.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë