Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARGJENTÍNAS,~E mb. Që lidhet me Argjentinën ose me argjentinasit, që është karakteristik për Argjentinën ose për argjentinasit, i Argjentinës ose i argjentinasve; që është krijuar nga argjentinasit. Populli argjentinas. Gjuha argjentinase. Flamuri argjentinas. Ekonomia argjentinase. Bregdeti argjentinas. Skuadra argjentinase. Futbollistët argjentinas.
ARGJENTÍNAS,~I m. sh. ~, ~IT Banor vendës i Argjentinës ose ai që e ka prejardhjen nga Argjentina; qytetar i Argjentinës. Argjentinas vendës (ardhës). Argjentinas me shtetësi amerikane.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë