Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►RÉGJ/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Qëndron për një kohë të gjatë në një tretësirë me lëndë të veçanta derisa të fitojë cilësitë e nevojshme për t’u përdorur (për lëkurën). Regjen lëkurët.
2. vetv., vet. v. III Qëndron në shëllirë e fiton disa cilësi të veçanta për t’u ngrënë e për t’u ruajtur për një kohë të gjatë (për perimet ose për bulmetin). Janë regjur specat (domatet, kastravecat, lakrat, ullinjtë). Nuk janë regjur ende.
3. fig., vetv. Stërvitem dhe mësohem në kushte të këqija a të rënda për të përballuar vështirësitë ose mungesat, kalitem. Është regjur në punë (në luftë). Është regjur me vështirësitë.
4. pës. e REGJ1,2.
✱Sin.: argaset, kripet, thekem, rysem, rryhem, mushtohem, kalitem, lëngoj.
♦I është regjur *lëkura (dikujt). Është regjur në *shëllirë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë