Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►NGJÁLL/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Kthehem përsëri në jetë, ringjallem; kund. vdes. Mjekët e ngjallën të vdekurin. Besimtarët e krishterë besojnë se Krishti u ngjall.
2. Shtoj në peshë, shëndoshem, vë dhjamë, majmem; kund. dobësohem. Është ngjallur tepër. U ngjall nga brumërat. Derri u ngjall shumë.
3. fig., vet. v. III Shfaqet përsëri si diçka e gjallë, ringjallet (për ndjenjat, mendimet etj.). M’u ngjall e kaluara. Më ngjallet në mendje (në kujtesë). Iu ngjall përsëri shpresa. Iu ngjall e njëjta ndjesi.
4. fig., vet. v. III Shkaktohet, përftohet, lind. U ngjallën mosmarrëveshje. Iu ngjallën dyshime.
5. bised. E marr veten përsëri pas sëmundjes, shërohem. U ngjall përsëri. M’u ngjall dora (syri).
✱Sin.: ringjallem, fryhem, shëndoshem, mbushem, kërpitem, majmem, ardhangem, mbruhet, shfaqet, zgjohet, shkaktohet, nxitet, përftohet, lind, shërohem.
♦ M’u ngjall në *bark (dikush) përb. Edhe sikur *nëna të më ngjallet. Iu ngjallën *pleshtat (dikujt) shaka. Më sa ngjallet *i vdekuri! *Vdis pa ngjallu! tall.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë