Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARDHANGËSÍ,~A f. Të qenët i ardhangët, i gjallëruar, i përtëritur. Fitoj ardhangësi. Ardhangësia e tij dukej qartë.
✱Sin.: rigjallëri, rigjallërim, rigjallësi, përtëritje, përtërimje, ripërtëritje.
ARDHÁNGËT (i, e) mb. Që është plot njomësi e gjallëri. Bredh i ardhangët. Gjethe (kokrra) të ardhangëta. Faqe të ardhangëta.
✱Sin.: i mbushur, i ngjeshur, i këndellët, i freskët, i përtëritur, i ripërtërirë, i gjallëruar, i rigjallëruar.
►NJOMËSHT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. vet. v. III Mbushet me lëng, bëhet i njomë, lëngështohet (për bimët). Po njomështohen bimët (degët, sythat).
2. fig., libr. Bëhem i njomësht, i ardhangët, i butë e i ndjeshëm.
✱Sin.: lëngështohet, lëngëzohet, këndellem.
NJOMËSHTÚAR (i, e) mb. 1. Që është mbushur me lëng, që është bërë i njomë, i lëngështuar (për bimët). Sytha të njomështuar.
2. fig., libr. Që është bërë i njomësht, i ardhangët, i butë e i ndjeshëm. Sytë e njomështuar.
✱Sin.: i lëngështuar, i këndellur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë