Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PËRTËRÍ/J vep., ~VA, ~RË kal. 1. E bëj dikë më të ri, e bëj të duket më i ri; ia përmirësoj shëndetin; e rinoj. E përtëriu klima malore.
2. E bëj të dalë prapë, të rishfaqet; e bëj si ka qenë, e rikthej; e përsërit. Shiu e përtëriu barin. E përtërinë atë çështje (atë bisedë).
3. I jap a i shtoj forca të reja; i shtoj fuqinë, e rrit me forca të reja. Ia përtëriu forcat.
4. fig. E bëj dikë ta ndiejë veten më të ri, i jap gjallëri e forca të reja; i jap diçkaje një pamje të re më të mirë, e bëj të lulëzojë. E përtëriu luginën. Fjalë (ngjarje) që të përtërijnë.
5. Fut pjesëtarë ose anëtarë të rinj në një organizatë, në një ekip etj. për ta forcuar e për t’i siguruar vijimësinë, e forcoj me gjak të ri. E përtërinë skuadrën. I përtërinë grupet artistike. E përtërinë grupin parlamentar.
✱Sin.: përtërit (përtëris), ripërtërij, rinoj, rij, rifreskoj, rishtoj, përsërit, ringjall, gjallëroj, përmirësoj, shëroj, rikthej, forcoj, fuqizoj, shtoj, rris, ringjall, rigjallëroj, çndryshk, këndell, shkund, flladis, lulëzoj, zbukuroj, hijeshoj, zgjoj, ardhang.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë