Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARBITRÁZH,~I m. 1. Zgjidhje e mosmarrëveshjeve me karakter ekonomik, financiar etj. ndërmjet palëve të ndryshme me anë të një komisioni arbitrash; arbitrim. Komisioni i arbitrazhit. Me rrugë arbitrazhi. Arbitrarizmi u dënua nga gazetarët.
2. Gjyq i zgjedhur; organ i posaçëm, i përbërë nga arbitrat, që merret me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve kontraktore me karakter ekonomik, financiar etj. ndërmjet palëve të ndryshme, pa të drejtë kundërshtimi. Arbitrazhi i lartë i shtetit. Vendim i arbitrazhit. E hedh në arbitrazh.
3. Gjykim dhe aktgjykim i gjyqit të zgjedhur.
ARBÍTR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. drejt. Ajo që gjykon, ndërmjetëson ose mbikëqyr sipas rregullave të përcaktuara në një fushë, veprimtari ose në një proces të quajtur arbitrazh; vendimmarrëse e paanshme.
2. sport. Gjyqtare në një ndeshje sportive ose lojë. Arbitre e autoritetshme.
ARBÍT/ËR,~RI m. sh. ~RA, ~RAT 1. libr. Ai që gjykon, ndërmjetëson ose mbikëqyr sipas rregullave të përcaktuara në një fushë, veprimtari ose në një proces të quajtur arbitrazh; vendimmarrës i paanshëm. U caktua arbitër në një marrëveshje tregtare. Mosmarrëveshja u zgjidh nga arbitri.
2. drejt. Njeri i caktuar ose i zgjedhur nga palët kundërshtare si i paanshëm dhe të cilit i jepet fuqi e plotë që të zgjidhë një çështje, një mosmarrëveshje, një konflikt etj., duke dhënë mendimin e tij përfundimtar. Në rolin e arbitrit. Caktoj një arbitër. E vë arbitër. S’pranon arbitër. Arbitër në një konflikt biznesi. Çështja kërkon një arbitër ndërkombëtar.
3. sport. Gjyqtar në një ndeshje sportive ose lojë. Arbitër kryesor (anësor). Arbitër futbolli. Arbitër i shahut. Lojtari u ndëshkua nga arbitri me karton të kuq.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë