Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARBITRARÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT libr. Sistem ose mënyrë veprimi që mbështetet në vendimmarrje të njëanshme, të padrejta dhe të paarsyeshme, pa u mbështetur në ligj, në rregull apo në parime objektive; arbitraritet; kund. natyralizëm. Arbitrarizmi absolut. Shteti ra në arbitrarizëm.
NATYRALÍZ/ËM,~MI m., let., art. 1. Drejtim letrar dhe artistik i gjysmës së dytë të shekullit XIX, që paraqiste me imtësi hollësitë e jashtme të jetës e të dukurive, pa bërë përgjithësimin e tipizimin e tyre, dhe që i zëvendësonte ligjet e zhvillimit të shoqërisë me ligjet e thjeshta biologjike të natyrës. Përfaqësuesit e natyralizmit. Rryma e natyralizmit.
2. Paraqitja në një vepër arti e jetës dhe e dukurive drejtpërdrejt e me imtësi, pa bërë përgjithësimin dhe tipizimin e tyre; kund. arbitrarizëm. Shfaqje natyralizmi. Natyralizmi i pikturave të tij. Bie në njëfarë natyralizmi tërhequr nga ndonjë besëtytni.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë