Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARATÍM,~I m. sh. ~E, ~ET vjet. 1. Lëvrim, plugim dhe kultivim i tokës, i arës, i fushës. Aratim i thellë (i cekët). Aratim i arës. Aratimi i kopshtit.
2. fig. Lëvrimi a zhvillimi i një fushe të dijes a i një fushe të arteve etj. Aratimi i gjuhës shqipe. Aratimi i letërsisë romantike.
✱Sin.: aratisje, lëvrim, lërim, kultivim, zhvillim.
LËVRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. bujq. Veprimi kur lëvroj tokën, kur punoj për ta mbjellë: lërim. Lëvrimi i parë (i dytë). Lëvrim i thellë (i cekët). Lëvrimi i tokës (i arës).
2. Veprimi kur bëj kërkime e studime në një fushë të shkencës, të artit e të kulturës. Lëvrimi i shqipes është konsideruar si mision. Koha e lëvrimit.
✱Sin.: lërim, punim, pendari, lavërtari, aratim, krehje, kërkim, hulumtim, studim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë