Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BÚJ/K,~KU m. sh. ~Q, ~QIT 1. Ai që punon tokën dhe rrit bimë bujqësore, ai që merret me bujqësi. Bujk i vjetër. Bujku shqiptar. Bujk me përvojë. Bujq të zotë. E bën bujku arën, s’e bën ara bujkun. (fj. u.). Po të kishte frikë bujku nga krimbat në arë, nuk do të mbillte kurrë farë. (fj. u.). Bujku i mirë kurrë s’ka kohë të lirë. (fj. u.). Nuk ka tokë të keqe, por ka bujq të këqij. (fj. u.).
2. hist. Bujk pa tokë që punonte në pronat e çifligarit; çifçi, bujqar.
✱Sin.: bujqar, lëvrues, bukëtar, arar, aratar, fushëtar, fermer, pendar, qetar, çifçi.
PENDÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që lëron tokën me qe, ai që nget pendët në arë. Punoi si pendar.
2. hist. Ai që ruante vreshtat e arat; roje vreshtash, vreshtar, bekçi. Pendari i fshatit. I ruante pendari.
3. hist. Çifçi.
✱Sin.: qetar, lavërtar, bujk, vreshtar, rojtar, gjobar bekçi, pojak, ushtor, martalloz, çifçi, lërues, lëvrues, arar, fushar, bukëtar, çapëtor, capëtor, fshatar, arëpunues, tokëpunues, buqar, vreshtor, bekçi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë