Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PARARÓJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. usht. Repart a nënrepart ushtarak që nxirret në një largësi të caktuar përpara forcave kryesore në lëvizje dhe që ka për detyrë t’i ruajë këto nga goditjet e befasishme të armikut, të sulmojë armikun që takon dhe t’u sigurojë forcave kryesore kushte të përshtatshme për luftim. Pararoja anësore. Forcat e pararojës. Nxjerr pararojën.
2. fig. Pjesa më e përparuar e një grupi shoqëror a e një klase, që qëndron në ballë të luftës ose të veprimtarisë së saj.
3. fig. Pjesa e punonjësve që kanë arritjet më të mira në punë a në një fushë të veprimtarisë së tyre; vendi që zë kjo pjesë, krye, ballë. Njerëz të pararojës. Është (qëndron) në pararojë.
4. përd. mb. Sipas kuptimeve të emrit. Punëtor pararojë. Luftëtar pararojë. Repart (kolektiv, ndërmarrje) pararojë. Rol pararojë.
✱Sin.: ballë, aradhe, ballnik, krye.
USHTRÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Tërësia e forcave të armatosura të një vendi; një pjesë e këtyre forcave. Ushtri e fortë (e madhe). Ushtri e rregullt (aktive). Ushtri e pathyeshme. Ushtria Nacionalçlirimtare. Forcat e ushtrisë. Oficerët e ushtrisë. Armët e ushtrisë. Repartet e ushtrisë. Radhët e ushtrisë. Komanda e ushtrisë. Forcojmë ushtrinë.
2. bised. Grumbull i madh trupash, të mbledhura për të luftuar; tërësia e ushtarëve. Ngriti një ushtri të tërë. U nis (erdhi) me ushtri. Erdhi ushtri e madhe. E hapi rrugën ushtria.
3. fig. Shumicë e madhe njerëzish që i bashkon e njëjta punë, që janë në të njëjtën gjendje ose që kanë interesa a tipare të përbashkëta. Ushtria e punëtorëve. Ushtria e arsimtarëve (e mësuesve). Ushtria e të papunëve.
4. Shërbimi ushtarak. U lirua nga ushtria. Mbaroi ushtrinë.
✱Sin.: asqer, aradhe, armatë, forcë, trupa, armë, hordhi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë