Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AKCÉPT,~I m., bank. 1. Pranim ose miratim i diçkaje (kërkesë, shkresë, dokument, faturë, ofertë), pajtueshmëri për të pranuar dhe për të nënshkruar një kontratë (marrëveshje, kambial, faturë pagese, fletëpagesë, çek etj.); akti i miratimit të një marrëveshjeje, të një kontrate ose të një propozimi. Akcepti i kërkesës. Akcepti i marrëveshjes u bë me nënshkrimin e saj. Kërkesa juaj është marrë në akcept.
2. drejt. Deklaratë e një personi a subjekti juridik se do të paguajë borxhin e faturimit në tërësi ose pjesërisht në afatin e paraparë e të pranuar me kontratë. Fatura u dërgua për akcept.
✱Sin.: pranim, pajtim, miratim, pëlqim, pajtueshmëri, aprovim.
AKCEPTÍM,~I m., drejt. 1. Veprimi kur pranoj, kur miratoj, kur pëlqej diçka ose kur pajtohem me dikë a me diçka; miratimi ose pranimi i një situate, i një ideje ose i një fakti. Akceptimi i ndryshimeve të propozuara. Akceptim i marrëveshjes. Akceptimi i një kërkese. Akceptim i fakteve të parashtruara. Akceptimi i realitetit.
2. fin., treg. Miratimi i një dokumenti financiar, i një fature ose i një urdhërpagese për t’u ekzekutuar. Fatura është në fazën e akceptimit të pagesës.
✱Sin.: pranim, pajtim, miratim, pëlqim, pajtueshmëri, aprovim, respektim.
AKSÉPT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT drejt., treg., fin. 1. Pranim i një vendimi juridik, i një marrëveshjeje, i një oferte, i një detyrimi, i një kambiali, i një borxhi etj. Aksept dypalësh i marrëveshjes.
2. Nënshkrim në kambial me të cilin vërtetohet se nënshkruesi me nënshkrimin e tij garanton pagesën e shumës së kambialit dhe afatin kohor të pagesës; marrje, pranim i faturës. Aksept i kushteve të ofertës.
3. Fjalë me të cilën shprehet pranimi i kambialit; pranim i kambialit. Aksept i kambialit.
✱Sin.: pranim, të pranuar, pohim, miratim, aprovim, akseptim.
MIRATÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi dhe gjendja kur miratoj dikë a diçka ose kur miratohem. Miratim i plotë. Miratimi i planit (i vendimit, i dekretit, i ligjit). Brohoritje (thirrje) miratimi. Fjalë miratimi. Në shenjë miratimi. Jap (marr) miratimin. E pa me miratim. E paraqitën për miratim.
✱Sin.: pranim, pëlqim, aprovim, lejim, pohim, përkrahje, pajtim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë