Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
APOSTROF/ÓJI vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Shquaj dikë ose një çështje, një temë kur flas ose kur shkruaj; shquaj diçka nga dikush. Apostrofoi studiuesin e shquar. Apostrofuan çështjen e disiplinës gjatë mësimit. Apostrofova nxënësin e dalluar.
2. I flas dikujt, qortoj dikë; i drejtohem dikujt me një apostrofë; përmend, thërras, vë në pah, nxjerr në dukje dikë a diçka. Apostrofoi edhe librin e tij.
3. let. Përdor apostrofën si figurë stilistike.
✱Sin.: përmend, thërras, shquaj, theksoj, spikas, nënvizoj.
APOSTRÓF/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT let. 1. Figurë stilistike që ndërtohet duke ndërprerë papritur ligjërimin për t’i drejtuar thirrje një njeriu ose një sendi të personifikuar. Bëri një apostrofë. Teksti shoqërohet me disa apostrofa.
2 fig. Qortim, tërheqje e vërejtjes. Ia drejtoj një apostrofë. Mori dy apostrofa.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë