Fjalori

Rezultate në përkufizime për “apostrof”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

APOSTROF

APOSTRÓF,~I m. sh. ~A, ~AT gram. Shenjë si presje, që vihet sipër rreshtit në vend të një zanoreje a të një rrokjeje që ka rënë dhe pas pjesëzës mohuese s. Vë apostrofin. Shkruhet me apostrof. Përdorimi i apostrofit. Drejtshkrimi i apostrofit. Kishte rënë apostrofi.

APOSTROFOHET

APOSTROF/ÓHETI jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e APOSTTROFÓJI.

APOSTROFOHET

APOSTROF/ÓHETII jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e APOSTTROFÓJII.

APOSTROFOJ
APOSTROFOJ

APOSTROF/ÓJII vep., ~ÓVA, ~ÚAR gjuh., kal.apostrof, vendos ose shkruaj një apostrof, përdor apostrofin për të zëvendësuar një zanore a një rrokjebie. Apostrofo rrokjen!

APOSTROFUAR

APOSTROFÚAR (i, e)II mb., gjuh. është shkruar me apostrof.

ELIZION
TAKOHEM

TAK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Ndeshem a përshëndetem me dikë rastësisht a papriturudhë a diku tjetër; gjendem në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend me dikë; hasem, U takova me të në treg (në aeroport). U takuan rastësisht.
2. vetv. I japim dorën njëri-tjetrit kur kemi lënë një takim. U takua me shokun (me mikun, me një të njohur). Takohen çdo ditë.
3. vetv. Piqem me dikënjoh dhe qëndroj për njëfarë kohe me të. Takohem me një shok (me një shoqe). Takohem me miqtë. U takuanmbrëmje.
4. vetv. Paraqitem te dikush a pres dikë për t’i dhënë, për t’i thënë a për t’i kërkuar diçka.; mblidhem me të tjerë për të vendosur për diçka. Takohemi me shokët. Takohet me zgjedhësit. Takohen me kryetarin (me ministrin, me shkrimtarin). Takohet me avokatin.
5. vetv., vet., v. III Puqet një gjë me një tjetër; afrohen dy a më shumë gjëra sa të puqen; bashkohen dy a më shumë gjëra. Takohen çatitë (majat e pemëve). Takohen anët (buzët) e dy dërrasave. Takohen dy shkronja. Takohet t-ja me h-dhe formojnë th-në. Tek emrat e njerëzve, kur takohet t-ja me h-në, nuk vihet apostrof (Mithat, Ethem dhe lexohen Mit’hat, Et’hem). Ku takohet qielli me tokën ku duket sikur qielli prek tokën; horizonti. Drini i Bardhë dhe Drini i Zi takohen pranë qytetit të Kukësit. Mali me mal s’takohet, njeriu me njeriun takohet. (fj. u.).
6. vetv., vet., v. III Ndeshet diçkajetë, në punë etj., haset, del përpara. Mundtakohen disa vështirësi (pengesa). Takohen dukuripanjohura. Takohet nganjëherë (shpesh, rrallë).
7. sport., vetv. Ndeshem me një tjetër, zhvilloj një garë sportive me dikë, luaj me dikë. Skuadrat u takuanfushë asnjanëse.
8. pës. e TAKÓJ.
Sin.: mbudhem, ndeshem, përshëndetem, piqem, tokem, zatetem, ceket, puthitet, haset, përballem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.