Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AZILKËRKÚES,~E mb. Që kërkon azil, që ka aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare në një vend tjetër për shkak të përndjekjes dhe të pasigurisë në vendin e origjinës. Procesi azilkërkues. Pala azilkërkuese. Statusi azilkërkues. Dokumentet azilkërkuese.
✱Sin.: azilant, refugjat.
LINGUISTÍK/Ë,~A f., gjuh. Gjuhësi. Linguistikë antropologjike gjuhësi antropologjike. e Linguistikë e aplikuar gjuhësi e zbatuar. Linguistikë e korpusit gjuhësi e korpusit.
LYRËSUESHMËRÍ,~A f. Veti e lyrësuesve, mundësia për t'u lyer ose për të aplikuar lyerje. Lyrësueshmëria e materialeve ndikon në cilësinë e përfundimit të lyerjes.
PORTÁL,~I m. sh. ~E, ~ET 1. arkit. Porta kryesore e një ndërtese të madhe e punuar me një arkitekture të bukur. Portali i pallatit. Portali i fortesës.
2. min. Hyrja ose dalja e një tuneli të madh.
3. inf. Zyrë elektronike me një ndalesë, ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe ku shërbehet duke kërkuar e duke aplikuar për shërbimin që i nevojitet. Portali i maturës. Portali shtetëror. Portali i Ministrisë së Arsimit. Portali i mësuesit. Portali i mjekut të familjes. Portali i infermierit.
PSIKOLOGJÍ,~A f. 1. Shkenca që merret me studimin e dukurive psikike të njeriut dhe me zbulimin e me përcaktimin e ligjeve të veprimtarisë psikike.
2. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje degësh, fushash etj. të psikologjisë: Psikologjia analitike psikologjia e personalitetit. Psikologjia biologjike psikobiologjia. Psikologjia eksperimentale degë e psikologjisë që merret me shkaqet themelore të sjelljes, përmes kryerjes së eksperimenteve. Psikologjia e edukimit degë e psikologjisë që merret me hartimin e kurrikulave, të teksteve, me përzgjedhjen e metodave të mësimdhënies, me organizimin e klasës etj. Psikologjia fiziologjike psikofiziologjia. Psikologjia humane drejtim psikologjik që beson se njerëzit janë qenie unike e të pandashëm në grupe. Psikologjia inxhinierike fushë e psikologjisë që merret me përzgjedhjen e vendit të punës, me projektimin e pajisjeve, me mënyrën e kryerjes së punës etj. Psikologjia e këshillimit fushë e psikologjisë që merret me ndihmën e njerëzve me probleme emocionale, personale etj. Psikologjia klinike psikoterapia. Psikologjia e konsumit fushë e kërkimit psikologjik që merret me sjelljen e konsumatorit gjatë blerjes së një malli. Psikologjia konjitive psikologjia njohëse. Psikologjia krahasuese degë e psikologjisë që merret me krahasimin e sjelljes së kafshëve me njerëzit. Psikologjia ligjore degë e psikologjisë që studion probleme emocionale e të sjelljes së individit, që kanë të bëjë me ligjin dhe sistemin ligjor. Psikologjia kriminale (psikologji kriminologjike) nënfushë e kriminologjisë dhe psikologjisë së aplikuar që merret me studimin e pikëpamjeve, të mendimeve, të synimeve, të veprimeve dhe të reagimeve të kriminelëve dhe të dyshuarve. Psikologjia e mësimit psikologjia e edukimit. Psikologjia e mjedisit degë e psikologjisë që merret me studimin e ndikimit të mjedisit në sjelljen e njeriut. Psikologjia moshore psikologji e zhvillimit. Psikologjia organizative degë e psikologjisë së personalitetit që merret studimin e qëndrimit dhe të motivimit në punë të punësuarve. Psikologjia e personalitetit degë e psikologjisë që studion personalitetin dhe ndryshimin e tij tek individi, duke synuar të tregojë se njerëzit janë individualisht të ndryshëm për shkak të faktorëve psikologjikë. Psikologjia e sjelljes anormale fushë e psikologjisë që merret me diagnostikimin e trajtimin e sjelljes anormale te njerëzit. Psikologjia sociale degë e psikologjisë që merret me ndikimin e të tjerëve mbi mendimet, ndjenjat dhe mbi sjelljen e një individi. Psikologjia sportive degë e psikologjisë që merret me studimin dhe zbatimin e parimeve të psikologjisë në veprimtaritë sportive. Psikologjia e shëndetit fushë e psikologjisë që merret me ndikimet psikologjike në shëndetin e njeriut. Psikologjia e zbatuar psikologjia e aplikuar. Psikologjia e zhvillimit degë e psikologjisë që merret me studimin e rritjes fizike e mendore dhe të ndryshimeve sjellore te njeriu.
3. Lënda që jep njohuritë e nevojshme të kësaj shkence në shkollë; teksti që përmban këto njohuri. Teksti i psikologjisë.
4. Tërësia e proceseve psikike që lidhen me një veprimtari të caktuar e me kushte të caktuara të jetesës së një njeriu a të një grupi njerëzish.
5. Tërësia e veçorive të botës shpirtërore të njeriut a të një grupi njerëzish, formimi shpirtëror. Psikologjia e shkrimtarit (e artistit, e shkencëtarit, e fëmijës, e plakut). Psikologjia e pronarit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë