Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
APLIKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprim kur aplikoj ose kur aplikohet diku a për diçka.
2. Zbatim.
3. Paraqitje e kërkesës për diçka (për punësim, për pozicion pune, për të ndjekur një program studimi në një institucion arsimor ose shkencor, për pranim si anëtar në ndonjë institucion të lartë kombëtar ose ndërkombëtar, për mjete financiare (grante) te ndonjë fondacion, për një leje, për një kurs ose për çështje të tjera administrative etj.). Aplikim në konkursin për punësim. I plotësova kushtet për aplikim. Aplikim për marrje të patentës. Aplikim për pjesëmarrje në festival. Aplikoi për ambasador.
4. Vënie në përdorim (e një metode, një mjeti), vë në funksion (një aparat, një makinë, etj.); vënie në fuqi (e një ligji, e një rregulloreje, e një vendimi, e një urdhri etj.). Aplikim i metodës me elektricitet. Aplikimi i urdhërarrestit. Vendosën për aplikim.
5. Përdorim i diçkaje (i një bari mbi lëkurë, i pikave në sy, etj.). Aplikimi i ilaçit mbi lëkurë. Aplikimi i hidratimit. Nuk bëri punë aplikimi i yndyrës.
►APLIK/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Zbatohet, përdoret. Kjo rregullore aplikohet në institucionet shkencore.
2. pës. e APLIKÓJ.
APLIKÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të aplikohet; i zbatueshëm; kund. i paaplikueshëm; i pazbatueshëm. Vendim i aplikueshëm. Metoda të aplikueshme. Kërkesë e aplikueshme. Marrëveshje e aplikueshme.
MAKIJÁZH,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Kozmetika (buzëkuq, pudër, laps për vetullat etj.) që aplikohet në fytyrë për ta përmirësuar ose për ta ndryshuar pamjen e saj. Gruaja kishte bërë makijazh në fytyrë. Përdor (vë, bëj) makijazh.
2. Tërësia e mjeteve të ndryshme (kremi, lapsat me ngjyra, mustaqet, mjekra etj.), që përdoren nga aktori për të ndryshuar pamjen e tij në përshtatje me rolin që luan; grim. Gjeti makijazhin e duhur. Fshin (heq) makijazhin.
3. Mjeshtëria e përdorimit të mjeteve të ndryshme kozmetike për të ndryshuar fytyrën e pamjen e dikujt; grim. Mëson për makijazh. Merret me makijazh.
NDËRKOHËSÍSHT ndajf. Në të njëjtën kohë; ndërkohë. Skemë që zbatohet ndërkohësisht. Reformë që duhet të aplikohet ndërkohësisht në të gjithë vendin.
PAAPLIKÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb., libr. Që nuk është i aplikueshëm; që nuk mund të aplikohet; kund. i aplikueshëm. Vendimi i urdhrit të stomatologëve tani për tani është i paaplikueshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë