Fjalori

Rezultate në përkufizime për “apendicit”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

APENDICIT

APENDICÍT,~I m., mjek. Mahisje e zgjatimit të vogëlzorrësverbër dhe e vetë zorrësverbër; mahisje e apendiksit. Apendicit akut (kronik). U operua nga apendiciti. Ndërlikimi i apendicitit akut.

QORR

QORR,~E mb. bised. 1. edhe fig. I verbër. Plak qorr. Me një sy qorr. Vegël qorre.
2. Që ka pak dritë; që s’e zë dielli. Dhomë qorre. Xham qorr xham i marrtë, xham akulli.
3. është i mbyllur nga fundi, që nuk ka dalje; i mbyllur. Udhë qorre. Dritare qorre. Pus qorr pus që nuk sjell më ujë. Zorrë qorre (anat.) apendicit.
4. vjen nga një drejtim i papritur; që ecën pa një drejtimcaktuar. Plumb qorr. Kalë qorr.
Sin.: i verbët, i verbuar, i pasy, dritëshuar, i mbyllët, i zënë, i bllokuar.
E bën qorr (dikë) keq. përpiqet t’ia hedhë dikujt; e sheh si budalla; ia vesh sytë (dikujt). E bën një sy qorr (të verbër) (dikush) nuk i kushton gjithë vëmendjen e duhur diçkaje, bën sikur nuk e sheh ose nuk i intereson për dikë a për diçka; bën lëshime; mbyll një sy; mbyll një sy e një vesh. *Dele qorre pas këmborëve. I ka hipur *kalit qorr (dikush). *Pulë qorre keq. *Rrugë (udhë) qorre (e verbër). *Vegël qorre (e verbër) (e dikujt) përb.

VJERRËM

VJÉRR/ËM (i), ~ME (e) mb. varet poshtë lirisht e rri lëshuar, i varur; pezull, cangël. Rrinte me mëngë të vejrrme. Perdet i rrinin mirë të vjerrme në dritare. Flokët i mbante të vjerrme mbi supe. Zorra e vjerrme (anat.) zorra e verbër, apendicit.
Sin.: i varur, pezull, cangël.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.