Fjalori

Rezultate në përkufizime për “antropoid”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ANTROPOID

ANTROPOÍD,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. 1. Majmun (shimpanze, gorillë, orangutang) pa bisht, që i ngjan njeriutskelet, në tru, në gjymtyrë, në lëvizje dhedisa sjellje. Gjurmë të antopoidëve. Llojet e antropoidëve. Studimi i antropoidëve.
2. biol. Grup antropoid, që bën pjesërendin e primatëve dheafrohet me njeriun. Origjina e antropoidëve. Zhvillimi i antropoidëve.

SHIMPANZE

SHIMPANZÉ,~JA f. sh. ~, ~TË zool. 1. (lat. Pan troglodytes, Simia troglodytes) Majmun antropoidjetonpyjet e Afrikës tropikale, me gjatësi 60-90 cm i gjatë e me peshë deri 65 kg, që ka qimegjatatrup dhe është i shoqërueshëm e inteligjent. Shimpanzeja krijon vetë vegla me shkopinj. Në kopshtin zoologjik kishte një shimpanze.
2. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për llojendryshme shimpanzesh ose kafshësh që në ndonjë farë mënyre kanë ngjashmëri me shimpanzetë. Shimpanzeja herre (lat. Pan paniscus) majmun i rrallë, i cili është më i hollë dhe ka gjymtyrë më të gjata se shimpanzeja e zakonshme dhebanon në Afrikën ekuatoriale, në jug të lumit Kongo; bonoboja.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.