Fjalori

Rezultate në përkufizime për “antonimi”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ANTONIMIZIM

ANTONIMIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET gjuh. 1. Veprimi kur antonimizoj ose kur antonimizohet një fjalë, një njësi frazeologjike etj.
2. Antonimi.
3. Kundërvënie në të shprehur. Antonimizimi poetik. Antonimizimi i motiveve (i ideve).

KUNDËRT

KÚNDËRT,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) spec. 1. Diçka e kundërt; ana e kundërt. E kundërta e gëzimit. Në të kundërt përkundrazi.
2. gjuh. Antonimi; antonimia. E kundërta e asaj fjale.
3. logj. Ajo çka tregon a shpreh një veti ose një veçori e kundërt ndërmjet sendeve a dukurive; kundërti, kundërshti; antinomia. Antonimitë filozofike. Lufta e të kundërtave.
Sin.: kundërti, antonimi, antinomi.

KUNDËRVËNIE

KUNDËRVËNI/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Vënia e njërit a e njërës kundër tjetrit a tjetrës; kundërshtim. Kundërvënie e fortë. Kundërvënia antonimike (gjuh.) antonimia.
2. gjuh. Antonimi.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.