Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANTONIMÍK,~E mb., gjuh. Që ka kuptim të kundërt me një fjalë tjetër; që ka të bëjë me antonimet dhe me antoniminë; që u përket antonimeve ose antonimisë, i antonimisë. Fjalë antonimike. Sintagma antonimike. Raporte antonimike. Struktura antonimike. Fjalor antonimik. Përmbajtje antonimike.
KÚNDËRT (i, e) mb. 1. Që është kundër a përballë; i përkundërt. Ana e kundërt. Drejtim i kundërt. Kënd i kundërt (gjeom.).
2. Krejt i ndryshëm me dikë a me diçka; që nuk pajtohet, nuk përputhet me dikë a me diçka tjetër. Ide (pikëpamje, mendime) të kundërta.
3. gjuh. Që ka kuptim leksikor të kundërt me atë të një fjale tjetër; që është në kundërvënie antonimike ose antonimizon me një fjalë tjetër; që është në marrëdhënie kundërvënëse. Fjalë me kuptime të kundërta fjalë antonimike; antonime.
✱Sin.: i përkundërt, antonimik.
♦ *Ana (tjetër) e kundërt e medaljes libr.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë