Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANTISHOQËRÓR,~E mb. Që është në dëm të shoqërisë; që është në kundërshtim me rregullat e jetës shoqërore, antisocial; kund. shoqëror. Vepër (shfaqje, sjellje) antishoqërore. Teori (pikëpamje, ide) antishoqërore. Veprimtari antishoqërore.
✱Sin.: kundërshoqëror, joshoqëror, antisocial.
ANTISOCIÁL,~E mb., psikol. 1. Antishoqëror; kund. social. Individ antisocial. Marrëdhënie antisociale. Sjellje antisociale. Kontekst antisocial. Ai është antisocial. Çrregullim antisocial i personalitetit. Reagime antisociale si pasojë e faktorëve mjedisorë.
2. Që është i pashoqërueshëm.
✱Sin.: kundërshoqëror, kundërsocial, joshoqëror, josocial, asocial, i veçuar, i izoluar.
SOCIOPÁT,~I m. sh. ~Ë ,~ËT Individ me çrregullim antisocial të personalitetit, i cili karakterizohet nga një mungesë e theksuar e ndjenjave të fajit, empatisë dhe normave shoqërore. Ishte një sociopat i vërtetë, pa empati dhe pa asnjë ndjenjë faji. Sociopati ishte i aftë të dëmtonte të tjerët pa ndier asnjë keqardhje për veprimet e tij.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë