Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANTI- fjalëform., libr. Parashtesë që u shtohet mbiemrave dhe emrave për të shprehur kuptim të kundërt, diçka që është në kundërshtim, në luftë me atë që tregojnë këto fjalë pa parashtesën; kundër- (p.sh. antidemokratik, antidrogë, antiduhan, antifashist, antifashizëm, antifetar, antifetarizëm, antifeudal, antifeudalizëm, antigrimcë, antiimperialist, antikapitalist, antikapitalizëm, antikolonialist, antikolonializëm, antikomunist, antikomunizëm, antikushtetues, antikushtetutshmëri, antikontrabandë, antimafie, antimilitarist, antinjerëzor, antiparti, antisemit, antisemitizëm, antishoqëror, antitrup etj.).
ANTIHEBRAÍK,~E mb. Që nuk i do a që është kundër hebrenjve, që është kundër kulturës, kundër fesë, kundër historisë a kundër trashëgimisë hebraike; antisemit. Politikë antihebraike. Qëndrim antihebraik. Urrejtje antihebraike. Veprimtari antihebraike. Fjalim antihebraik. Diskutim antihebraik.
ANTISEMÍT,~E mb. Që nuk i do a që është kundër semitëve si grup etnik ose si komunitet fetar; që i urren semitët; kundërizraelit; antiçifut; kundërsemit. Urrejtje antisemite. Qëndrim antisemit. Politikë antisemite. Diskriminim antisemit. Akte antisemite.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë