Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANTIPATÍ,~A f. sh. ~, ~ TË Ndjenjë mospëlqimi e mosdashjeje ndaj dikujt ose ndaj diçkaje, ndjenjë negative që na largon nga një njeri a nga diçka që nuk na pëlqen ose nuk na tërheq; mosdurim, mospëlqim; kund. simpati. Antipati e thellë. Ndjenjë antipatie. Më ngjall antipati. Kam antipati. Fiton antipatinë e dikujt. Flet me antipati.
ANTIPATÍK,~E mb. Që të ngjall antipati, që nuk të pëlqen e nuk të tërheq, i pakëndshëm; kund. simpatik. Njeri antipatik. Fytyrë antipatike. Zë antipatik. Situatë antipatike. Sjellje antipatike.
SIMPATÍ,~A f. sh. ~, ~TË Prirje e brendshme që na bën ta ndiejmë të afërt e ta duam dikë a diçka; ndjenjë pëlqimi e mirëdashjeje; kund. antipati. Simpati e thellë. Shprehu simpatinë e tij. Ai gëzon simpatinë e të gjithëve. Ushqen simpati për dikë a për diçka. Ajo fitoi simpatinë e kolegëve. Na e shfaqi hapur simpatinë. Flet me simpati për atë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë