Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANTIKOMUNÍST,~E mb. 1. Që është kundër komunizmit, që lufton kundër komunizmit; kund. komunist. Propagandë antikomuniste. Veprime antikomuniste.
2. Që ka të bëjë me antikomunimin; që i përket antikomunizmit, i antikomunizmit. Ideologji antikomuniste. Manifest antikomunist.
BJELLOGARDÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT hist. Pjesëtar i bashkimit të forcave antikomuniste të quajtura “Garda e bardhë” gjatë luftës civile në Rusi (1917-1923). Kishte takuar një bjellogardist. U ndihmua nga bjellogardistët.
REVÓLT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Kundërshtim i një grupi njerëzish, që shpërthen me zemërim e me dhunë kundër pushtetit politik ose kundër rendit në fuqi; trazirë; kryengritje. Revoltë popullore. Revoltat antikomuniste. Revoltë e ushtarëve (e studentëve). Revolta e një krahine. Organizatorët (udhëheqësit) e revoltës. Shpërthimi i revoltës. Shtypën revoltën. Ngrihen në revoltë.
2. Zemërim që shfaqet me forcë kundër dikujt a diçkaje, ndjenja e pakënaqësisë që shpërthen ose që shprehet me forcë kundër dikujt a diçkaje. Revolta e shkrimtarit. Shpreh revoltë kundër padrejtësive.
✱Sin.: demonstratë, kundërshtim, protestë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë