Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANTIHEBRAÍK,~E mb. Që nuk i do a që është kundër hebrenjve, që është kundër kulturës, kundër fesë, kundër historisë a kundër trashëgimisë hebraike; antisemit. Politikë antihebraike. Qëndrim antihebraik. Urrejtje antihebraike. Veprimtari antihebraike. Fjalim antihebraik. Diskutim antihebraik.
ANTIHEBRAÍK/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Ajo që nuk i do a që është kundër hebrenjve, ajo që është kundër kulturës, kundër fesë, kundër historisë a kundër trashëgimisë hebraike; antisemite. Diskutoi një antihebraike.
ANTIIZRAELÍT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që nuk i do a që është kundër izraelitëve dhe kundër Izraelit; ajo që është kundër gjuhës, kundër historisë e kundër kulturës izraelite; kundërizraelite; antiçifute, antihebraike. Diskutoi një antiizraelite. Veprimtaria e një antiizraeliteje.
✱Sin.: kundërizraelite, kundërhebraike, antihebraike, kundërçifute, antiçifute.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë