Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANTI- fjalëform., libr. Parashtesë që u shtohet mbiemrave dhe emrave për të shprehur kuptim të kundërt, diçka që është në kundërshtim, në luftë me atë që tregojnë këto fjalë pa parashtesën; kundër- (p.sh. antidemokratik, antidrogë, antiduhan, antifashist, antifashizëm, antifetar, antifetarizëm, antifeudal, antifeudalizëm, antigrimcë, antiimperialist, antikapitalist, antikapitalizëm, antikolonialist, antikolonializëm, antikomunist, antikomunizëm, antikushtetues, antikushtetutshmëri, antikontrabandë, antimafie, antimilitarist, antinjerëzor, antiparti, antisemit, antisemitizëm, antishoqëror, antitrup etj.).
ANTIGRÍMC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT fiz. Grimcë që ka ngarkesë të kundërt ose veti magnetike të kundërta me një grimcë burimore elementare, kundërgrimcë; kund. grimcë. U zbulua një antigrimcë e re. Vetitë e antigrimcës.
ANTITHËRRMÍJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT fiz. Antigrimcë, kundërgrimcë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë