Fjalori

Rezultate në përkufizime për “antigjen”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ANTIGJEN

ANTIGJÉN,~I m. sh. ~E, ~ET mjek., biol. Makromolekulënxit formimin e antitrupave dhe reagimin vetëmbrojtësorganizëm; lëndë e huajorganizëm (zakonisht një proteinë ose një polisakarid), që nxit sistemin e tij vetëmbrojtës për të prodhuar antitrupa ndaj saj; kund. gjen. Veçoritë fiziko-kimike të antigjenit. Sasia e antigjenit. Burimi i antigjenit. Grupi i gjakut ka antigjene specifike.

DISIMILOHET

DISIMIL/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. biol., vetv. Shpërvetohet; kund. përvetohet. Glukoza disimilohet gjatë procesit të glikolizës. Antigjeni disimilohetformandryshme.
2. gjuh., vetv. Shpërngjashmohet; kund. përngjashmohet. Disimilohen dy tinguj në një të vetëm.
3. pës. e DISIMILÓJ.

NJËVALENT

NJËVALÉNT,~E mb., kim. 1. Që e ka valencën 1. Element njëvalent. Hidrogjeni është njëvalent.
2. biol. Që lidhet me një kromozom që nuk është çiftëzuar ose që nuk është bashkuar me kromozomin e tij homolog gjatë sinapsit. Kromozom njëvalent.
3. mjek. Që ka vetëm një lloj kundërtrupi, që ka një veprimtari imunologjike specifike kundrejt një antigjeni, një mikroorganizmi ose një sëmundjeje.
4. gjuh.plotësohet me një fjalë a me një fjali tjetër si elementdomosdoshëm kuptimor e sintaksor, që ka një valencë (kryesisht për foljet, emrat, mbiemrat). Foljavrapojështë njëvalente.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.