Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANTIDEPRESÍV,~I m. sh. ~Ë, ~ËT farm. Bar kundër depresionit. Përdor antidepresiv. Antidepresivë qetësues. Mjekim me antidepresivë. Terapi me antidepresivë. Efektet e antidepresivëve.
PSIKOTRÓP,~E mb. Që ndikon në të menduar, në qëndrimin emocional dhe në sjellje; psikoaktiv. Medikament psikotrop. Lëndë (substancë) psikotrope lëndë kimike etj., si alkooli, kafeina, nikotina, kanabis ose ilaç kundër dhimbjeve, që ndikon në veprimtarinë e sistemit nervor qendror dhe ndryshon funksionimin psikologjik të organizmit.
✱Sin.: psikoaktiv, psikofarmaceutik, antidepresiv.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë