Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANTI- fjalëform., libr. Parashtesë që u shtohet mbiemrave dhe emrave për të shprehur kuptim të kundërt, diçka që është në kundërshtim, në luftë me atë që tregojnë këto fjalë pa parashtesën; kundër- (p.sh. antidemokratik, antidrogë, antiduhan, antifashist, antifashizëm, antifetar, antifetarizëm, antifeudal, antifeudalizëm, antigrimcë, antiimperialist, antikapitalist, antikapitalizëm, antikolonialist, antikolonializëm, antikomunist, antikomunizëm, antikushtetues, antikushtetutshmëri, antikontrabandë, antimafie, antimilitarist, antinjerëzor, antiparti, antisemit, antisemitizëm, antishoqëror, antitrup etj.).
ANTIDEMOKRATÍK,~E mb. Që nuk është kundër demokracisë, që bie ndesh me demokracinë; kundërdemokratik; kund. demokratik. Politikë antidemokratike. Shoqëri antidemokratike. Sistem ekonomik antidemokratik. Ligje (masa) antidemokratike. Regjim antidemokratik. Marrëdhënie antidemokratike. Sjellje antidemokratike. Akt antidemokratik. Ligjërim antidemokratik. Zgjedhje antidemokratike. Votim antidemokratik.
ANTIDEMOKRATÍKISHT ndajf. Në mënyrë antidemokratike, që bie ndesh me demokracinë në kuptim antidemokratik, kundërdemokratik; kund. demokratisht. Qeveria veproi antidemokratikisht. U soll (foli) antidemokratikisht.
DEMOKRATÍK,~E mb. Që mbështetet në parimet e demokracisë, që u përmbahet këtyre parimeve e i vë në jetë; që është pro demokracisë; kund. antidemokratik. Republikë (qeveri) demokratike. Shtet demokratik. Parti (organizatë) demokratike. Liri demokratike. Zgjedhje demokratike. Ide (pikëpamje, mendime, parime) demokratike. Ligje demokratike. Formë demokratike. Frymë demokratike. Të drejta demokratike. Shndërrime (reforma) demokratike. Ka karakter demokratik. Në mënyrë demokratike.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë