Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANTIBAKTERIÁL,~E mb., mjek. Antibakteror.
ANTIBAKTERÓR,~E mb., mjek. Që ka të bëjë me masat dhe mjetet kundër baktereve; që lufton bakteret; kundërbakterial. Dezinfektim antibakteror. Bar antibakteror. Prodhim antibakteror. Sapun (shampo, krem, alkool etj.) antibakteror.
AROMATIZÚES,~I mb. Që përdoret për të shtuar aromë në prodhime të ndryshme për t’i bërë më të këndshme ose për të përmirësuar shijen dhe aromën e tyre; aromëzues. Vaj aromatizues. Erëza aromatizuese. Çaj aromatizues. Shampo aromatizuese për bebe. Parfum aromatizues. Detergjent aromatizues. Qirinj aromatizues. Tretës aromatizues antibakteror.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë