Fjalori

Rezultate në përkufizime për “antiçifut”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ANTIIZRAELIT

ANTIIZRAELÍT,~E mb. Që nuk i do a që është kundër izraelitëve dhe kundër Izraelit; që është kundër gjuhës, kundër historisë e kundër kulturës izraelite; kundërizraelit; antiçifut. Veprim antiizraelit. Ideologji antiizraelite. Propagandë antiizraelite. Fryma antiizraelite.
Sin.: kundërizraelit, kundërhebraik, antihebraik, kundërçifut, antiçifut.

ANTIIZRAELIT

ANTIIZRAELÍT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që nuk i do a që është kundër izraelitëve dhe kundër Izraelit; ai që është kundër gjuhës, kundër historisë e kundër kulturës izraelite; kundërizraelit; antiçifut, antihebraik. Antiizraelit i përbetuar. Debat me një antiizraelit.
Sin.: kundërizraelit, kundërhebraik, antihebraik, kundërçifut, antiçifut.

ANTISEMIT

ANTISEMÍT,~E mb. Që nuk i do a që është kundër semitëve si grup etnik ose si komunitet fetar; që i urren semitët; kundërizraelit; antiçifut; kundërsemit. Urrejtje antisemite. Qëndrim antisemit. Politikë antisemite. Diskriminim antisemit. Akte antisemite.

ANTISEMIT

ANTISEMÍT,~I m. sh. ~ËT, ~ËT Ai që nuk i do a që është kundër semitëve si grup etnik ose si komunitet fetar; ai që i urren semitët; kundërsemit; kundërizraelit; antiçifut; kund. semit. Nuk është antisemit. U shqua si antisemit.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.