Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANTH,~III m. 1. Lëngu që lëshojnë lulet e disa bimëve në rrëzë të petaleve, që e thithin bletët për të bërë mjaltin; nektar. I ëmbël si anthi. Lëshon anthin. Anthi i luleve.
2. fig. Pjesa më e vlefshme dhe më e ëmbël e diçkaje. Anthi i jetës. Anthi i zemrës sime. Të rinjtë janë anthi i shoqërisë.
✱Sin.: nektari, ajka, maza.
ANTH,~IIII m. sh. ~E, ~ET bot. (lat. Foeniculum, Anethum graveolens) Bimë barishtore njëvjeçare me kërcell të drejtë e të degëzuar, me gjethe të vogla e shumë të holla treshe, që përdoret si erëz në ushqimet; kopër, netërz erërëndë. Një tufë anthi. Anth për gjellë. Anthi i egër. Anthi i ëmbël. Pite me djathë e anth.
✱Sin.: anetë, arishte, dereot, maraj, moraçë, nedër, netër, netërz, rozenë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë