Fjalori

Rezultate në përkufizime për “antenë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AGULIÇE

AGULÍÇ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bot. 1. (lat. Primula veris, Primula vulgaris, Primula grandiflores) Bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcellhollë, me gjethe vezake, me luleverdha, që rritetlivadhe dhe që çel në fillimpranverës; lule pranvere. Aguliçja e parë. Çelin (dalin) aguliçet. Mbledh aguliçe.
2. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje aguliçesh: Aguliçja alpine (lat. Primula auricula, Primula farinos) aguliçe me veti kuruese e shëruese, që përdoret si çaj dhe për të nxjerrë vaj për industrinë kozmetike, ndaj është nën mbrojtje ligjore; çaj mali, bjeshke. Aguliçja e artë (lat. Oenathera brevipes, Canissonia brevipes) aguliçe kërcellgjatë me qime, me gjethe bazalepërbëra nga disa gjethe dhe një lule që ka disatjera në të, me ngjyrëverdhëndezur me njollakuqërremtabazën e çdo petali, me një pistil me antenëqendërlules; që lidh fruta si kapsulavarura. Aguliçja e dhëmbëzuar (lat. Primula denticulata) aguliçe e rajoneve e lagështa alpine, me rozeta gjethesh vezake me kërcellfortë, që çel lulerrumbullakëta e të varura me ngjyrë vjollcë a me ngjyrëbardhë. Aguliçja me erë (lat. Primula officinalis) aguliçe e zonave kodrinore malore, lulet e së cilës formohenmajë të një kërcelli, i cili ngrihet nga mesi i rozetës së gjetheve, me lule ngjyrëverdhë dhe me erë të fortë mjalti, që ka veti shëruese; aguliçja e malit, aguliçja e kopshteve. Aguliçja hibride (lat. Primula grandiflora) aguliçe zbukuruese, me kërcellgjatë e të fortë, me lule shumëbukurangjyrë rozë e me erë të mirë, që rritethije e në toka të kulluara mirë e që lulëzon nga fundi i pranverës derifillimverës. Aguliçja e kopshteve (lat. Primula elatior) aguliçe që rritet nën shkurre në shpatet e maleve dhe në livadhe, me ngjyrëverdhëçelët dhe që mban erë të dobët. Aguliçja kineze (lat. Primula sinensis) aguliçe e mbuluar me qimeshumta, me gjetheradhitura si një rozetë, me lulebukurangjyrë rozë dhengjyrë jargavani. Aguliçja e malit aguliçja alpine. Aguliçja e rreme e kopshteve (lat. Primula vulgaris veris) aguliçe me një rozetë gjetheshgjera e të gjata, me luleverdha në të mbyllët, por edhekuqe e rozë, që lulëzontufë me 10-30 lule në një kërcell. Aguliçja e mbrëmjes (lat. Oenothera biennis, Oenothera amarchiana, Onagra biennis) aguliçe dyvjeçare e qëndrueshme ndaj thatësirës, me gjethe gjemboremëdha si rripabazë, me më pak gjethekurorë, e cila mban luleverdha me erë të këndshme limonihapenmbrëmje, që lulëzonkorrik e gusht e rritet mirëtokë ranore. Aguliçja e bardhë e mbrëmjes (lat. Oenothera albicaulis, Onagra albicaulis) aguliçe njëvjeçare vetëpjalmuese, që rritetlartësiulëta mbidetare, kryesishttokathata, ranore, të shkrifëta, por jo në hije, me kërcellgjatë me degëzime e të mbuluar me qime, me gjethelëmuara ose me pushshtratin e lules e me lulebardha. Aguliçja perandorake (lat. Primula imperialis) aguliçe me luleverdha në të artëndezur. Aguliçja e vogël (lat. Primula minima) aguliçe shumëvjeçare, zbukuruese e kuruese, që delkaçuba kur fillon shkrirja e borëspranverë dhe lulëzon derimesin e verës, me gjedhembledhura si një buqetë e me lule shumëngjyrëshe, me erë të lehtë e të mirë.
Sin.: gorolule, gjerdan, lakërishtë, lejthici, lulekaçe, poleska, salepi, zgorofetë, lulevera, onagër.

AKTIV

AKTÍV,~EI mb. 1. libr.është i gjallë, i palodhshëm, veprues; që vepron me gjallëri e shpejtësi, që nuk është pasiv, që merr pjesë vetë e me zell në një punë; që bëhet a që zhvillohetmënyrëgjallë e vepruese; kund. pasiv. Njeri aktiv. Jetë aktive. Punë aktive. Veprimtari aktive. Pjesëmarrës aktiv. Anëtar aktiv. Paraqitje aktive. Mbrojtje aktive. Pushim aktiv. Luan rol aktiv. Ndikim aktiv. Qëndrim aktiv. Tregohet aktiv. Bashkëpunim aktiv. Besueshmëri aktive. Adresë elektronike aktive. Faqe interneti aktive. Shpallje aktive. Fëmijë aktiv. Popullsi aktive popullsigjendje pune.
2. spec. merr pjesë dhe vepron në një proces; që vazhdonveprojë, që nuk është shuar; që rrezaton ose jep një energjicaktuar. Përbërës aktiv. Thëngjill aktiv. Lëndë aktive. Pus aktiv. Vullkan aktiv. Sëmundje aktive. Shtresa aktive e tokës. Oksigjen aktiv. Krem aktiv. Formë aktive (pasive). Imunitet aktiv. Antenë aktive. Karrocë invalidore aktive.
3. libr. zotërohet dhevihetpërdorimgjallë. Përvetësim (zotërim) aktiv. Fjalori aktiv. Zotërojmënyrë aktive një gjuhë. Leksiku aktiv (pasiv).
4. usht. ështëshërbimin e rregullt e të vazhdueshëm. Oficer aktiv. Shërbimi ushtarak aktiv.
5. gjuh. tregon gjendje veprimi; veprore; kund. pasive. Folje aktive (pasive). Formë aktive foljore. Gjendje aktive foljore. E tashme aktive. Fjali aktive (veprore).
Sin.: veprues, zelltar, i gjallë, energjik, i përkushtuar.

ANTENË
ANTENËZ

ANTÉNËZ,~A f. sh. ~A, ~AT zool. Brirth; prekël e shkurtër, antenë.

BRIRTH

BRIRTH,~I m. kryes. sh. ~Ë, ~ËT 1. zool. Secili nga dy zgjatimet si fijemishta a të brirta, që kanëkrye kërmijtë, disa kandrra, molusqe e gaforre dheshërbejnë si organe ndijimi; prekël. Brirthët e kërmillit. Bleta ka një çift brirthësh përpara kokës.
2. mjek. I thatë, çiban.
Sin.: prekël, antenë, çiban, i thatë, thacë, dalë, e dalë, lungë, rrëcok, fshikëzezë, ndryshkull.

DREJTUESHMËRI
PARABOLIK

PARABOLÍK,~E mb. 1. Që ka formën e një parabole. Lakore parabolike (gjeom.). Antenë (pasqyrë) parabolike. Lëvizje parabolike (fiz.).
2. Që ka të bëjë me parabolën. Gjeometri parabolike (mat.).

PREKËL

PRÉK/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT 1. zool. Brirth, antenë.
2. muz. Tast i pianos, i fizarmonikës etj.

PËRFORCUES

PËRFORCÚES,~E mb. 1. shërben për ta bërë më të fortë e më të qëndrueshme diçka, që përforcon. Tra përforcues. Shtyllë përforcuese.
2. fig. shërben për të nguliturmirëmendje dijet. Ushtrime (pyetje) përforcuese. Mësim përforcues.
3. fiz., elektr. Që e bën më të ndjeshëm, më të dukshëm a më të kapshëm një sinjal etj.; që shërben për t’i rritur fuqinë një rryme elektrike a një dukurie fizikepërgjithësi; që shton shkallën e intensitetit. Antenë përforcuese.
4. gjuh. shërben për të theksuar a për të vënëdukjemirë një kuptim a një ngjyrim të një fjale. Me kuptim përforcues. Pjesëz (parashtesë) përforcuese. Fjalë përforcuese fjalëndihmon për të theksuar kuptimin e asaj gjymtyrefjalisë mbicilën bie theksi logjik (p.sh. Na ndihmuangjithë, edhe moshuarit.).
Sin.: i forcuar, i fortë, i qëndrueshëm, i pajisur, i theksuar.

SATELITOR
SAÇ

SAÇ,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Fletë hekuri e rrumbullakët, e ngritur si gungë dhe me dorezë sipër, që pasi nxehet mirë mbi zjarr, mbulohet me shpuzë e me prush dhe i vihet përsipër lakrorit, bukës, kulaçit etj. për ta pjekur. Saçi i bukës. Ngroh saçin. E poqi lakrorin në saç. Bukë e pjekur në saç. Fli tradicionale me saç. Dielli djeg si saç. E kishte rruar kokën si saç e kishte rruar kokën tullë, e kishte flokun zero.
2. bised. Antenë satelitore. E vuri saçinballkon. E ktheu saçin nga perëndimi.
Sin.: kakin, çerep, gjoc, qaz, hipës, brahom.
Bëhet saç për lakrorin e botës përçm. vepron si shërbëtor i bindur i dikujt, i shërben me përulësi e verbërisht dikujt; rron me lëmoshën e tij dhe bën çfarëkërkojë ai; lëpin sahanët (çanakët) (e dikujt) keq. Ka gjetur çerepi saçin keq. shih gjeti tenxhereja kapakun keq. Saç pa prush. 1. Diçka që nuk ka vlerëplotë, sepse i mungon një gjë e domosdoshme. Dikush që nuk të mbaron punë, megjithëse ka mundësi; pemë pa kokrra. Saç pa vegjë shih saç pa prush. I vë *veglën saçit (dikush) iron.

SHARP

SHARP,~III m. sh ~E, ~ET elektr. Antenë satelitore, saç. Kishte blerë një sharp të ri. Sharpi kishte shumë kanale. Stuhia e kishte dëmtuar sharpin.
Sin.: antenë, saç, përçues, përcjellës.

T
VENDOS

VENDÓS vep., ~A, ~UR 1. kal. dikë a diçka në një vendcaktuar; vë diçkavendin e vet; vë. Vendosi librinraft. Vendose në (mbi) tryezë! I vendosi njërën mbi tjetrën. Vendosën kuroravarret e dëshmorëve. Vendosi librinraft pas leximit. Vendosi shishenfrigorifer.
2. kal. E çoj dhe e lë dikë a diçka në një vendcaktuar ose në vendinduhet; e vë në një vend a në një gjendjecaktuar; i gjej vendin e përshtatshëm, e rregulloj si duhet; vë. I vendosi drutë stivë. I vendosiardhurit nëpër dhoma. I vendosi nxënësitrresht i rreshtoi nxënësit. E vuri bebengjumë.
3. E vë (dikë) në një vend me punë a detyrë. I vendosi djemtëpunë. E vendosën drejtor.
4. kal. Bëj një shenjë me laps a me bojëdiçka, shënoj; shkruaj; vë. Vendos shenjat e pikësimit. Vendos theksin. Vendosi nënshkrimin (firmën).
5. kal. Ngre në një vend një aparat, një makinë etj. dhe e bëjpunojë, e mbërthej a e lidh si duhet, në mënyrë që të punojë; vë; instaloj. Vendosën një skanerqendrën shëndetësore. Vendosën një aparat (një makineri). Vendosi kamerat e sigurisë. Vendosi antenat e valëve televizive. Vendosi një antenëbrendshme televizive.
6. kal. Bëjdiçkavejë ashtu si duhet, ndërhyj e krijoj kushtepërshtatshme për diçka (për rregull, për disiplinë etj.); vë. Vendos rregull (disiplinë). Policia bashkiake vendosi ndalimin e qarkullimitautomjeteve në pedonalen e qytetit. Vendos një rregullorebrendshme.
7. kal. themelet e diçkaje; vë në fuqi, i jap fuqi; nis, filloj një veprim; kryej a mbaroj diçka. Shembën sistemin totalitar dhe vendosën rendin demokratik. Vendosën ekonominë e tregut. Vendosën marrëdhënie diplomatike. Vendosi lidhje me të.
8. kal. Arrij, siguroj diçka. Vendosi një rekord të ri (sport). Vendosi një rekord të ri në peshëngritje (sport.). Atleti i sporteve ekstreme vendosi një rekord të ri botëror (sport). Vendosi një rekord të ri me golin e 900-të si futbollist profesionist (sport).
9. kal. Caktoj përfundimisht diçka, përcaktoj; vë në jetë a në praktikë diçka; zbatoj. Vendosën çmimereja. Vendosi normareja (më të larta). Vendosën dispozita normative për arsimin parauniversitar.
10. kal. Bëjmundshëm zhvillimin e mëtejshëmdiçkaje, ndikoj shumë për përfundimin e diçkaje, përcaktoj. Ngjarje që do të vendosë për të ardhmen. Vendos fatin tim përcaktonardhmen time. Vendos fatin e diçkaje ndikonmënyrëtheksuar, vendimtare për përfundimin e saj.
11. let., kal. Bëj që të veprojë në një mjediscaktuar (në romane, në drama etj.). E ka vendosur heroin e tij në rrethana tipike. E ka vendosur ngjarjenvitet tridhjetë. Në roman për temë ka vendosur besën, hakmarrjen dhe kanuninkrahinat malore.
12. jokal. Kamdrejtëjap një vendim, një zgjidhje a një mendim përfundimtar për diçka; marr një vendimlidhje me dikë a me diçka, jap vendimin. Vendos vota apo paraja? Vendos gjykata. Vendosiikte.
13. kal. Arrijzgjidh një çështje a të përfundoj një punë, pasi e kam menduar mirë, e kam shqyrtuar ose e kam rrahur me të tjerë; i gjej zgjidhje një çështjeje. Më në fund vendosën për atë çështje. Për këtë s'kemi vendosur ende.
14. jokal., vet. v. III Përcakton, është shkaku kryesor, ndikon shumë për të zgjidhur përfundimisht ose për të arritur në një përfundim. luftë nuk vendos arma, por njeriu. Vendos ligji.
Sin.: vendoj, rëndoj, radhis, zë, caktoj, kandis, këpus, shortoj, ndaj.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.