Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANTARKTÍK,~E mb., gjeogr. Që ndodhet në zonën e Polit të Jugut a që ka të bëjë me këtë zonë; që ka të bëjë me Antarktikun, i Antarktikut. Stacion kërkimor antarktik. Ekspeditë antarktike. Hapësira antarktike. Klima antarktike. Biosfera antarktike. Bimësia antarktike. Akullnajat antarktike. Oqeani antarktik.
NËNANTARKTÍK,~E mb. Që ndodhet në veri menjëherë poshtë Rrethit Antarktik. Zonat nënantarktike.
ZGALÉM,~I m. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Sterna minuta) Shpend uji me pendë të bardha e të zeza, me krahë të ngushtë e të gjatë, me këmbë shumë të shkurtra, me bisht të bigëzuar dhe me sqep të kthyer, që fluturon mbi valët përpara e gjatë stuhisë. Klithma e zgalemit. I guximshëm si zgalemi. Një dokumentar fliste për zgalemin. Zgalemi i bardhë vinte vërdallë. Duart e saj të holla fërfëllonin si krahë zgalemi.
2. zool. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje të këtij shpendi. Zgalemi i Mesdheut (lat. Puffinus yelkouan) shpend deti me trup mesatar e me ngjyrë kafe të errët, me kokë të ngushtë e sqep të gjatë e të hollë me ngjyrë gri të errët, me këmbë ngjyrë rozë ose gri të zbehtë e me gishta të zinj, që gjallon në Mesdhe e pjesërisht në Detin e Zi. Zgalemi i dëborës (lat. Pagodroma nivea) shpend deti, që gjallon në Antarktik, me trup mesatar e me ngjyrën e pendëve krejtësisht të bardhë. Zgalemi i Kepit (lat. Daption capense) një lloj shpendi detar i njohur edhe si zgalemi i pikëzuar që njihet për pamjen e tij karakteristike me pika të bardha dhe të zeza. Zgalemi gjigant (lat. Macronectes giganteus) një nga shpendët më të mëdhenj detarë të hemisferës jugore, i njohur ndryshe si zgalemi i madh jugor, që njihet për përmasat e tij të mëdha.
3. fig., poet. Paralajmërues i një lëvizjeje a i një ngjarjeje të rëndësishme shoqërore. Zgalemi i revolucionit (i demokracisë). Zgalemi i stuhisë. E krahason zgalemin me zogun poet.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë