Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANTAGONÍST,~E mb. 1. libr. Që është në kundërshtim të papajtueshëm me dikë a me diçka tjetër; që shfaq qëndrim armiqësor, kundërshtues, ose kundërvënie; që ka antagonizëm. Veprim antagonist. Forca antagoniste. Mospajtime antagoniste. Interesa (marrëdhënie) antagoniste.
2. fiziol. Që kryen veprime e funksione krejt të kundërta në krahasim me ato të një lënde a organi tjetër të trupit. Lëndë antagoniste. Muskuj antagonistë. Ilaçe me efekt antagonist. Ndikim antagonist.
✱Sin.: kundërshtimor, kontradiktor, mospajtues, konfliktues, konfliktual.
KONFLÍKT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. edhe drejt. Mosmarrëveshje e thellë ndërmjet dy njerëzve, dy shteteve, dy palëve etj., që shkon deri në përdorimin e armëve. Konflikt interesi. Konflikt familjar (ushtarak, i armatosur). Konflikt i rastit (banal). Vatër konfliktesh. Zgjidhja e konfliktit. Ashpërsohet (acarohet) konflikti.
2. filoz. Sipas filozofisë marksiste: një ndër llojet e kontradiktave antagoniste, kur konflikti zgjidhet vetëm me luftë.
KONTRADÍKT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Mospajtim a mospërputhje mendimesh, interesash etj.; mosmarrëveshje ndërmjet dy njerëzve a dy palëve; kundërvënie; kundërshti. Kontradikta të thella. Kanë kontradikta ndërmjet tyre.
2. filoz. Kategori e dialektikës që shpreh një formë të caktuar të ekzistencës shoqërore, kryesisht kundërvënien a luftën ndërmjet anëve të kundërta të zhvillimit të dukurive, të sendeve etj. (në natyrë e në shoqëri); kundërti. Kontradikta antagoniste kontradikta të papajtueshme. Kontradikta joantagoniste. Ashpërsohen (zgjidhen) kontradiktat.
✱Sin.: kundërshti, kundërvënie, kundërti, kundërthënie.
KUNDËRTÍ,~A f. 1. logj. Të qenët i kundërt; kundërshti; antinomi.
2. gjuh. E kundërta, antonimia. Kundërti antagoniste.
✱Sin.: kundërshti, e kundërt, antonimi, kontradiktë.
SKLLAVOPRONARÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Rend ekonomiko-shoqëror i kohës së lashtë me klasa antagoniste, që mbështetej në shfrytëzimin e punës së skllevërve, të cilët ishin pronë e plotë e skllavopronarëve; rendi skllavopronar. Skllavopronaria ishte rend i shoqërive të lashta. Fazat e zhvillimit ekonomik të shoqërisë njerëzore, që nga skllavopronaria, deri te kapitalizmi.
2. Mbajtja e skllevërve si pronë, zotërimi i skllevërve si pronë. Skllavopronaria duhet të mos ekzistojë më.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë