Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ABNORMÁL,~E mb. 1. Që i shmanget normales, që nuk është normal, që është jo i rregullt, anormal, jonormal; kund. normal. Njeri abnormal. Zhvillim abnormal. Proces abnormal. Ecuri abnormale. Ndryshime abnormale.
2. mjek. Që tregon shenja të një çrregullimi neuropsikiatrik. Shfaqje abnormale. Sjellje abnormale. Simptoma abnormale.
✱Sin.: jonormal, anormal, i parregullt.
ANORMÁL,~E mb. 1. Që nuk përputhet me normat e me rregullat e përgjithshme, që kryhet ose zhvillohet jo sipas normës së zakonshme, jonormal; kund. normal. Gjendje anormale. Zhvillim anormal. Në kushte anormale. Rrethana anormale.
2. bised. Që nuk e ka mendjen në rregull, që nuk është më të e që nuk mund të përgjigjet për veprimet e veta; që i është prishur mendja. Njeri anormal. Veprime anormale. Sjellje anormale.
✱Sin.: jonormal, i parregullt.
NORMÁL,~E mb. 1. Që është ose që bëhet në përputhje me zhvillimin e rregullt e të zakonshëm të gjërave; që nuk ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme, që nuk shmanget nga norma; i rregullt, i zakonshëm; kund. anormal, jonormal. Gjendje normale. Zhvillimi normal. Temperaturë normale as e ftohtë, as e nxehtë. Anatomia normale e njeriut anatomia e trupit të njeriut të shëndoshë. Jetesë normale. Është normale të kemi të meta.
2. Që është i shëndoshë nga ana mendore. Njeri normal. Nuk është normal.
3. mat. Që bie pingul mbi një rrafsh. Drejtëz normale me një rrafsh.
4. vjet. Pedagogjik (për shkollën e mesme). Shkollë normale shkollë pedagogjike, shkollë për përgatitjen e mësuesve.
✱Sin.: i rregullt, i zakonshëm, i natyrshëm, pingul, i shëndoshë, pedagogjik.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë