Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ankoruar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AKOSTUAR
ANKORIM

ANKORÍM,~I m. sh. ~E, ~ET det. 1. Veprimi kur ankoroj ose kur ankorohem.
2. Lëshim i spirancës së anijesfundujit; ndalim ose qëndrimvend i anijes; të ankoruar. Ankorimi i anijes. Vendi i ankorimit. Porti i ankorimit. Zona ujore e ankorimit. Kapiteni dha urdhër për ankorim. Llojet e ankorimit. Simbolet e ankorimit.

ANKORUAR

ANKORÚAR (i, e) mb. është ankoruar; ka hedhur spirancën për të ndaluar në një vend (për një anije, për një traget etj.). Barkë e ankoruar. Anije të ankoruara. Luftanije e ankoruar

ANKORUES

ANKORÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Mjet ose pajisje që shërben për të ankoruar një mjet lundrimi; spirancë
2. Ai që drejton lëshimin e spirancës e kontrollon ankorimin e një mjeti lundrues.

ANKORË

ANKÓR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Mjethidhet në ujë për të ankoruar anijen, spirancë. Ankora e anijes. Hedh ankorën. Vjega e ankorës. Çoi ankorën iku, u largua, theu qafën.
Sin.: çengel, grep, hekur.

VA

VA,~UI m. sh. ~, ~TË 1. Vend i cekët në një lumë ndërmjet dy brigjeve, ku zakonisht ky hapetgjerështratin e tij dhe mundkalohet me këmbë për të dalëanën tjetër. Vau i lumit. Va i gjerë. Kaloi në (nëpër) gjithë vatë që i dolën para. U fut në va. Doli në va. Sapo kaloi vaun me një mushkë. Kur s'ka urë, edhe vau është i mirë. (fj. u.).
2. Shteg kalimi në një pyll, në një arë etj. Kaluam një va që na nxirrte në një rrugëngushtë mali. Në pyllin e dendur, vetëm një va i ngushtë u tregonte udhën për më tej.
3. Gji liqeni. Peshkatarët i kishin ankoruar varkat e tyre në vaun e qetëliqenit. Në fundliqenit, një va i bukur ku mblidheshin shpendët ujorë.
4. fig., bised. Rrugëdalje, shteg për të dalë nga një gjendje e vështirë. Kërkon (lyp) va. Më në fund e gjeti një va për të dalë. Nuk gjen va askund. Gjaku i nxehtë kurrkënd nuk nxjerr në va. (fj. u.).
Sin.: dejë, cektinë, prevë, derven, zgjidhje.
As në *han e as në va. Bie në va (me dikë) më në fund e kupton dhe pranon mendimet a kërkesat e dikujt; pajtohet dhe nisshkojë mirë me të; e gjen fjalën; merret vesh; bieujdi. Dal në va i kaloj pengesat, i kapërcej vështirësitë dhe gjej rrugën e duhur për të bërë diçka; i shpëtoj një rreziku, dal në një gjendje më të qetë e më të sigurt; dalcekë. Ia gjeti vaun (dikujt) shih ia gjeti shtegun (dikujt). E hodhi vaun (dikush) shih e hodhi lumin (dikush). E kaloi lumin në va (dikush) ndoqi rrugën më të lehtë e më të mirë për të zgjidhur diçka pa pasur pasojakëqija; iu shmang pengesave, vështirësive a rreziqevepanevojshme; e hodhi lumin pa u lagur (pa lagur këmbët). Mbytet në va (dikush) nuk është i zoti, nuk kalon dot as një vështirësivogël; mbytet në një lugë (me) ujë. E nxjerr në va (dikë) e shpëtoj nga rreziqet a nga hallet; e nxjerr nga një gjendje e vështirë në një gjendjeqetë e të sigurt; e nxjerr (e qit) në rrugë. Va e pa va. 1. Pa ditur dikush se ku do të vejë, pa e njohur vendin; kuturu. 2. Pa e njohur dikush çka duhetbëjë e pa e ditur çdo të arrijë, verbërisht a kuturu; pa e ditur kur duhet e kur s’duhet diçka; vend e pa vend; rast e pa rast. 3. Si të mundë dikush a si t’i vijë, jo siç duhet; kot; mbarë e prapë. 4. Me përpjekje e me mundimemëdha, me shumë vështirësi dhe ashtu si të mundesh; me mjete e me mënyrarastit.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.