Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ankimoj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ANKIMIM

ANKIMÍM,~I m. sh. ~E, ~ET drejt. Veprimi kur ankimoj a kur ankimohet diçka; të ankimuar. E drejta për ankimim. Ankimim ndaj një vendimipadrejtë.

ANKIMOJ
ANKOJ

ANK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR bised. 1. kal. Shpreh dhembjen me ahe e me ohe, rënkoj; qahem për një dhembje a për sëmundje, ankohem. Ankoj për dhembje gjoksi. Ankon me zë. Nga se ankon?
2. jokal. Qahem për diçkapadrejtë ose për një të keqe a një hall, ankohem. Mbeti duke ankuar vonesën e trenit.
3. kal. Ia qaj hallin dikujt. Ia ankoj gjendjen shëndetësore. Ia ankon hallet.
4. kal. Ankimoj. Ankoj vendimingjykatëshkallës më të lartë.

APELOJ

APEL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR drejt., kal. 1. vjet. I drejtohem dikujt me thirrje ose me kërkesë për ndihmë, për përkrahje ose për veprim; bëj apel. Apeloj për ndihmë ndërkombëtare. Apeloi për të ndihmuardëmtuarit nga tërmeti.
2. I drejtohem një organi më të lartë për të rishikuar vendimin e dhënë nga një organ më i ulët, ankimoj. Apeloi vendimin. Apelova vendimin për të dytën herë.
Sin.: thërras, kërkoj, ankimoj, kundërshtoj.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.