Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ankimim”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ANKIMIM

ANKIMÍM,~I m. sh. ~E, ~ET drejt. Veprimi kur ankimoj a kur ankimohet diçka; të ankimuar. E drejta për ankimim. Ankimim ndaj një vendimipadrejtë.

ANKIMUAR

ANKIMÚAR,~IT (të) as. Ankimim.

APEL

APÉL,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Thirrje emër për emër e nxënësveshkollë, e ushtarëve ose e njerëzve në një mbledhje për të parë kush mungon. Apeli i mbrëmjes. Bëj apelin. Mungonapel. Rreshtohemi për apel.
2. drejt., vjet. Ankimi kundër një vendimi gjyqësor, në bazë të së drejtës së të dënuarit për të kërkuar rishikimin e vendimit nga një gjykatë më e lartë; ankimim. Bëj apel. Avokati paraqiti apel. Gjykata e apelit. Komisioni i apelit.
3. Thirrje që u bëhettjerëve për të kërkuar përkrahjen dhe ndihmën e tyre në një çështje. Apel për ndihmë. Apel për paqe. U bëj apel. Nënshkruaj apelin.
Sin.: kërkesë, thirrje, ankesë, lutje.

APELIM

APELÍM,~I m. sh. ~E, ~ET drejt. 1. Veprimi i të apeluarit, drejtimi i një thirrjeje ose kërkese për ndihmë, për përkrahje ose për veprim. Bëj apelim për ndihmë. Apelimit iu përgjigjën autoritetet përkatëse.
2. Veprimi i paraqitjes së një ankese ose një kërkese për shqyrtimin e një vendimi gjyqësor në një gjykatë më të lartë. E drejta e apelimit. Afati i apelimit. Shqyrtoi apelimin.
3. Dokumentipërmban kërkesën për të rishikuar një vendimdhënë nga gjyqi. Shkresë apelimi. Dorëzoj apelimin brenda afatit ligjor.
Sin.: thirrje, kërkesë, ankesë, ankim, ankimim, kundërshtim, lutje, apel.

PASHQYRTUESHËM

PASHQYRTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb., drejt. Që nuk është i shqyrtueshëm; që nuk mundshqyrtohet; i paapelueshëm; kund. i shqyrtueshëm. Ankimim i pashqyrtueshëm.

VAJËM

VÁJ/ËM,~MI m., vjet. 1. Ankimimgjyq; dava, padi. Bëri një vajëm.
2. Klithmë a rënkim i përvajshëm, thirravajë. U ndie një vajëm.
Sin.: ankesë, rënkim.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.