Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AEROTROPÍZ/ËM,~MI m., bot. Veçori e një bime, e cila, gjatë rritjes, lakohet ose anohet kah ana që ka më shumë ajër (oksigjen) dhe rrymime ajri. Aerotropizëm pozitiv kthim a anim i një bime nga rrymimet e ajrit. Aerotropizëm negativ kthim a anim i një bime nga rrënjët, kur i mungojnë kushtet e volitshme për rritje. Aerotropizëm rrënjor kthim a anim i rrënjëve të një bime nga rrymimet ajrore. Alga (kërpudha) që shfaqin aerotropizëm.
►ANIM/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Shpirtëzohet, rigjallërohet, animohet.
2. pës. e ANIMÓJ.
ANIM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. libr. Shpirtëzoj, animizoj, i jap shpirt dikujt a diçkaje, ringjall dikë. Animoj të sëmurin.
2. Argëtoj, zbavit, e bëj me humor dikë. Animoj me lojëra të ndryshme.
3. Nxit, shtyj dikë që të bëjë diçka a të interesohet për diçka. Animoj fëmijët për diçka.
4. Shpirtëzoj një kafshë, e bëj një kafshë të flasë e të veprojë si njeri në një film etj. Animoi dhelprën e ujkun.
ANËMÁRRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur anoj nga dikush ose nga një anë.
2. Anim nga një anë, nga një krah, nga një drejtim; prirje nga një anë a nga një krah. Anëmarrje nga e majta. Anëmarrje djathtas.
3. fig. Përkrahje a mbështetje e hapur për dikë. Anëmarrje e hapur. Anëmarrje e padrejtë. Anëmarrje për çështjen e diskutuar.
✱Sin.: anim, krahëmarrje, krahmbajtje, anëmbajtje, mbështetje, përkrahje, hatërmbajtje, pajambajtje, përkulje, prirje.
ANËMBÁJTJ/E,~A f. Veprimi kur mbaj anën e dikujt a kur përkrah hapur dikë. Anëmbajtje e fortë. S’pati anëmbajtje. Haptas kishte anëmbajtje.
✱Sin.: anëmbajtje, anim, krahëmarrje, anëmbajtje, anëmarrje, krahmbajtje, mbështetje, përkrahje, hatërmbajtje, pajambajtje.
LAKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur lakoj dikë a diçka apo lakohem. Lakimi i shufrave. Lakimet e trupit e shfaqnin të zhdërvjellët.
2. Kthesë a dredhë rruge. Udhë plot lakime. Lakimet e rrugës nuk mbaronin.
3. Anim, prirje, dhënie. Lakimi i tij ndaj njerëzve të pushtetshëm bëhej në baza të rregullta.
4. gjuh. Tërësia e ndryshimeve që pëson trajta e emrit, mbiemrit, përemrit, numërorit, nyjës dhe e çdo pjese të ligjëratës që përdoret si emër, kur i lakojmë sipas rasave, numrit e gjinisë; tërësia e trajtave që ka emri, mbiemri etj. kur lakohet; tërësia e emrave që marrin trajta të njëjta kur lakohen. Lakimi i parë (i dytë...). Nxënësit i ndanë emrat në lakime.
✱Sin.: harkim, përkulje, kthesë.
NGJASHMËRÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. vet. nj. Afri shumë e madhe ose përputhje pothuajse e plotë ndërmjet tipareve të jashtme a vetive të brendshme të dy ose më shumë qenieve, sendeve a dukurive; të qenët i ngjashëm veçanërisht në pamjen e jashtme; kund. ndryshim. Ngjashmëri e madhe (e plotë). Ngjashmëri në pamje por jo në karakter. Ngjashmëria e karaktereve (e shijeve). Ngjashmëria ndërmjet dy pikturave. Kanë ngjashmëri.
2. Ana në të cilën diçka është e ngjashme me një tjetër. Ngjashmëritë ndërmjet dy dukurive. Vë në dukje ngjashmëritë. Ngjashmëritë ndërmjet dy romaneve janë të mëdha.
3. gjeom. Barazia e trajtave, kur madhësia është e ndryshme. Ngjashmëria e dy trekëndëshave.
✱Sin.: afrim, analogji, ndajafërsi, përngjarje, përngjasje, përngjashmëri, shëmbëlltyrë, të ngjarë, shëmbëllim, shëmbëllesë, përputhje, afri, ngjasi, ngjasim, përngjasim, anim, barazi, bashkëri, identitet.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë