Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANGULLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Kuisja e qenit ose e ujkut kur i bien a kur ka të keq; ulërimë me zë të ulët dhe të përvajshëm. Angullima e qenit (e ujkut). Lëshon angullimë. Dëgjohej larg angullima e qenit.
2. Gërvimë, zhurmë çjerrëse a gërvishtëse. Angullimë e çjerrë (e thatë, e gjatë). Angullimë e qerres. U dëgjua angullima e sajës.
✱Sin.: ulërimë, ulëritje, kuisje, angullitje, angurimë, angullirë, hungërimë, hungëritje, hungullimë, hungullitje.
ULËRÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Zë i fortë, i zgjatur e therës a si me të qarë i ujkut, i qenit etj. kur ulërin; zhurmë e ngjashme nga disa sende a dukuri. Kush bëhet me ujqër, do nxërë ulërimën (fj. u.). Dëgjohej ulërima e erës.
2. Klithmë e fortë dhe therëse e njeriut (kur ka ndonjë dhembje shumë të madhe etj.); kujë; kryes. sh. britmë e fortë dhe e çjerrë. Ulërimat e fëmijëve.
3. fig. Zhurmë që bëhet për qëllime të caktuara; çirrmë. Vuri ulërimën.
✱Sin.: bulurimë, pallmë, angullimë, angullitje, aullimë, kuisje, cingërimë, ulëritje, vrambullimë, britmë, bërtitje, thirrmë, e thirrur, klithmë, çirrmë, kujë, kukamë, vigmë, vikamë, grahmë, gumëzhimë, uturimë, buçimë.
♦ Ulërimë me thes në kokë! tmerr pas diçkaje të keqe që ka ndodhur, qameti, hata e madhe sa është për të ulëritur e për të vënë kujën; të vësh duart në kokë. Vë ulërimën (dikush) qahet e ankohet shumë për dikë a për diçka; bën shumë zhurmë për diçka, ulërin; vë kujën; jep pallmën; qan me thes në kokë; jep (vë) alarmin; jep (ngre) berihanë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë