Fjalori

Rezultate në përkufizime për “angazhoj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ANGAZHOJ

ANGAZH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. libr. Vë në veprim dikë për një qëllimcaktuar, për një aktivitet, për një proces; i jap dikujt një përgjegjësi për të kryer diçka; e përfshij me vetëdije në një veprimtari, ia ngarkoj dikujt si detyrë një punë etj. Angazhoj dikë. Angazhova një mësuesgjuhës italiane për mbesën. Angazhoi forcat e sigurisë për të ruajtur rendin.
2. Zë me qira për vete një mjet, një sallë etj., pajtoj për vete. Angazhoi një makinë (një karrocë). Angazhoi sallën. Angazhoi personelin ndihmës. Angazhuan avokatin.
3. usht. Hedh trupatveprime luftarake; e detyroj dikëmarrë pjesëluftime, e ngërthejluftime. Angazhoibetejë ushtarët e rinj.

IMPENJOJ

IMPENJ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Përkushtoj; angazhoj. Impenjojgjithë grupin.

PAJTOJ

PAJT/ÓJII vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E marr dikëpunë, duke rënëujdi për pagesën (në kushtet e sundimitpronës private). Pajtonin shërbëtorë (ustallarë, argatë). Pajtoj një punonjëse pastrimi për shtëpi. Pajtoj një rritëse fëmijësh.
2. E fut dikë në një punë te dikush duke rënëujdi për pagesën. E pajtoibirin te këpucari. E pajtoipunë.
3. Marr a zë me qira diçka (një banesë, një mjet etj.) për ta përdorur për një kohëcaktuar. E pajtoi lirë. Pajtoi një makinë garash.
4. Bëj pajtimin për dikë në një organ shtypi ose në diçka tjetër. E pajtoigazetë (në revistë).
Sin.: punësoj, zë, angazhoj, abonoj.

ÇANGAZHOJ

ÇANGAZH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., libr. E tërheq ose e nxjerr dikë nga një angazhim ose zotim që ka marrë për një punë a veprimtari; kund. angazhoj. Gjoja i kanë çangazhuar ushtarët përgjatë kufirit dhe jo larguar.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.