Fjalori

Rezultate në përkufizime për “angazhohem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ADEROJ

ADER/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., jokal. 1. Anëtarësohem ose përfshihem në një lëvizje, në një parti, në një organizatë, në një shoqatë etj., bëhem anëtar i një partie, i një organizate, i një shoqate etj. AderojPartinë e Socialdemokrate. Aderoj në Shoqatën e Ekologëve. Aderoi në një lëvizje për të drejtat e njeriut.
2. Bashkohem ose pajtohem me një mendim, me një qëndrim, me një pikëpamje, me një ide, me një rrymë mendimi ose me një lëvizje politike, shkencore etj. Aderoj me qëndrimin tim në një marrëveshje qytetare. Aderoj në Shoqatën e Gjuhësisë.
Sin.: anëtarësohem, parapëlqej, përkrah, mbështet, angazhohem.

AKTIVIZOHEM

AKTIVIZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Marr pjesë aktivisht në një veprimtari a në një proces, bëhem aktiv; angazhohemdiçka. Aktivizohemlagje (në sport). Aktivizohem në një veprimtari kulture. Aktivizohenmësim interaktiv.
2. pës. e AKTIVIZÓJ. U aktivizova nga drejtoria. Alarmi u aktivizua menjëherë.

ANGAZHOHEM
IMPENJOHEM

IMPENJ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Përkushtohem; angazhohem. Impenjohem për rezultate më të larta.
2. pës. e IMPENJÓJ.
Sin.: angazhohem, përkushtohem.

NDËRKOMUNIKOJ

NDËRKOMUNIK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Angazhohem në një komunikim dypalësh. Ndërkomunikojnë mesazhet artistike. Ndërkomunikojnë koha aktuale dhe koha mitike (let.).
2. Kanë një derë lidhësepërbashkët (dy dhoma). Dhomat nuk ndërkomunikojnë mes tyre.

PAJTOHEM

►PAJTÓH/EMII jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Hyjpunë te dikush, duke rënëujdi për pagesën (në kushtet e sundimitpronës private). Pajtoheshin shërbyes (argatë). U pajtuapunë.
2. vetv. Bëj pajtimin për një organ shtypi a për diçka tjetër. U pajtuagazetë (në revistë, kampionatin e futbollit). Pajtohet çdo vit (çdo gjashtë muaj).
3. pës. e PAJTÓJ.
Sin.: punësohem, angazhohem, abonohem.

ZOTOHEM

ZOT/ÓHEM jovep. ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. Marr përsipër një detyrim, jap fjalënkryej një punë, premtoj për diçka, marr zotim. Zotohem paragjithëve. U zotua për ta përfunduar punën. Lekë Dukagjini u zotua me e ba të pasun atë që kishte me i dëftue psehin e kësaj ndodhie. (folk.).
2. I dal për zot dikujt a diçkaje; bëhem dorëzanë për dikë, dorëzanohem. U zotua i ati për të birin.
Sin.: premtoj, zotem, taksem, besatohem, dorëzanohem, angazhohem.

ÇANGAZHOHEM

ÇANGAZH/ÓHEM jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vetv. Tërhiqem nga një angazhim a zotimkam marrë; kund. angazhohem. Mendojçangazhohem nga kjo punë.
2. vet. v. III, pës. e ÇANGAZHÓJ.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.