Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANGËSHTÚAR (i, e) mb. Që e ka pushtuar angështia, që ndien një peshë në zemër; i ndrydhur. Grua e angështuar. I angështuar nga brengat.
ANGËSHTÚES,~E mb. 1. Që të angështon, që nxit ankth. Brenga angështuese. Natyrë angështuese.
2. I angështuar. Zemër angështuese.
NDRÝDHUR (i, e) mb. 1. Që është shtypur e i është pakësuar vëllimi, i ngjeshur. Ajër i ndrydhur. Gaz i ndrydhur. Djathë i ndrydhur ushqim që bëhet duke ngjeshur e shtypur së bashku djathë të njomë, qepë të njoma, kopër e vaj ulliri. Pogaçe e ndrydhur me djathë dhe qumësht.
2. Që ka dalë nga vendi (një gjymtyrë); që është përdredhur. Këmba e ndrydhur i ishte ënjtur.
3. fig. Që nuk lejohet të shfaqet a të zhvillohet lirisht, që pengohet, që kufizohet a që ngushtohet. Me dëshira (ndjenja) të ndrydhura. Fuqi të ndrydhura. Vullnete të ndrydhura. Jetë e ndrydhur. E mbante të ndrydhur.
4. fig. Që nuk sillet e nuk vepron lirisht në jetë, i druajtur; që është i mbyllur në vetvete. Vajzë e ndrydhur. Fëmijë i ndrydhur.
✱Sin.: i shtypur, i ngjeshur, i përndrydhur, i përdredhur, i shtypur, i kufizuar, i ngurosur, i topitur, i druajtur, i kyçur, i ndryrë, i mbyllur, i angështuar, i nënshtruar, i ndrydhët, i tulatur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë